English

Zyrtarizohet Samsung Galaxy Nexus

Japoni, 20 tetor NOA - Samsung Galaxy Nexus tashmë është diçka zyrtare. Ky super-smartphone, që inauguron epokën e Androidëve Ice Cream Sandwich 4.0 është prezantuar mëngjesin e sotëm në Hong Kong. Do të jetë një aparaturë tepër e fuqishme dhe me një performancë shumë të lartë, me një ekran 4.65 polësh HD Super AMOLED dhe nuk do të ketë taste fizike, duke u besuar vetëm atyre virtual. Skeda teknike është e një rangu tepër të lartë, me një ekran të madhësisë të sipërpërmendur të natyrës HD Super AMOLED me rezolucion 1280 x 720 pixel, procesor 1.2 GHz dual-core, kamera 5 megapixel me flash LED të pasim me video-regjistrim full HD 1080p dhe kamerë frontale 1.3 megapixel. Për tu përmendur janë dhe Bluetooth 3.0, memoria 32GB, USB 2.0, GPS me busull, Chip NFC, lidhja HSPA+ e LTE sipas operatorëve. Do të debutojë në nëntorAzi, Evropë, Amerikën Veriore dhe Japoni, ndërsa për çmimin akoma nuk është bërë asgjë e ditur. r.b/NOA

KOMENTE