Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Sfida e Mijëvjeçarit ndryshoi Shqipërinë
English

Berisha: Sfida e Mijëvjeçarit ndryshoi Shqipërinë

Tiranë, 21 tetor, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në ceremoninë e përfundimit të Projektit Sfida e Mijëvjeçarit, se fondet e dhëna nga SHBA kanë bërë të mundur ndryshimin e Shqipërisë dhe shmangien e korrupsionit. Kreu i qeverisë tha se falë fondeve të këtij projekti Shqipëria renditet ndër vendet kryesore për procedurat e regjistrimit të biznesit. “Këto projekte ndryshuan në mënyrë thelbësore jetën dhe zhvillimet ekonomike në këtë vend. Ideja kryesore e Sfidës së Mijëvjeçarit ishte lufta kundër korrupsionit. Ne ramë dakord që ky fond të adresohej në fushat ku korrupsioni kishte problemet më të mëdha. Sot jemi mirënjohës ndaj të gjithë atyre që bënë të mundur këto projekte”, tha Berisha. Ai u shpreh se janë kursyer miliona dollarë që shkonin në mënyrë abuzive në xhepat e zyrtarëve. “Shqipëria vjen në këtë stad, e 9-ta në botë për procedurën e regjistrimit të biznesit, nga disa muaj, sot e regjistron në brenda gjysëm orë me një euro. Shqipëria me projektit tjetër të prokurorimit publik, nga një vend që 70 për qind të prokurorimeve që i kishte direkte pa asnjë procedurë, u shndërrua në një vend me prokurorime 100 për qind elektronike”, tha Berisha. Ai u shpreh se falë këtij fondi është ngritur dhe task-forca kundër korrupsionit. “Në këtë sistem reformat janë perpetum mobile, pra nga reformat vijmë, në reformat shkojmë. Janë një seri projektesh të tjera të cilat presin”, tha Berisha. a.k/NOA

KOMENTE