Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dora e padukshme e Arabisë Saudite në Pranverën Arabe
English

Dora e padukshme e Arabisë Saudite në Pranverën Arabe

Nga John R. Bradley

Që nga zanafilla e revoltave në Lindjen e Mesme, Riadi ka arritur, që përtej kufijve, të ndikojë tek këto ngjarje. Deri më tani, mbretëria ia ka hedhur me sukses Iranit të tij rival

Më 4 tetor, një deklaratë ogurzezë erdhi nga Agjencia e Shtypit Saudit që kontrollohet nga shteti në Riad, ku vërtetohej se po ndodhnin konflikte të dhunshme në qytetin lindor të Qatifit, mes forcave të sigurisë Shiite dhe atyre saudite. U raportua se “një grup investigatorësh rebelë kishin mosmarrëveshje mes tyre”, të cilët ishin mbledhur në zemër të rajonit të mbretërisë që është e pasur me naftë. Në kohën kur autoritetet arritën të shpërndanin protestuesit, 11 zyrtarë u plagosën. Qeveria e bëri të qartë se do të reagonte ndaj ndonjë tjetër konflikti të mundshëm “nga një mercenar apo ndonjë person” me “grusht të hekurt”. Arabia Saudite ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm për Pranverën Arabe. Me një dorë udhëzuese – dhe shpesh një grusht të hekurt – Riadi ka punuar pa u lodhur për të gjitha problemet në tërë rajonin. Në fakt, ka pasur ndonjë moment gjatë revoltës arabe, kur kambana e vdekjes për një ndryshim të shpejtë në qeverisjen përfaqësuese në Lindjen e Mesme, pikërisht ditën e fundit të shkurtit, kur tanket arabe kaluan kufirin për të ndihmuar revoltën që kërcënonte pushtetin në Bahrein. Pushtimi shërbeu si një qëllim i menjëhershëm strategjik: shfaqja e forcave i dha monarkisë suite në Manama forcën që i nevojitej për të ruajtur kontrollin e popullatës së madhe Shia dhe në shkëmbim, qëndrimi në pushtet. Por nuk ishte vetëm ky avantazhi që fitoi mbreti Abdullah bin Abdulaziz Al-Saud. Agresioni preu vrullin (në provincën lindore të Arabisë Saudite) mes rebelëve të paktë Shia, që po shtonin radhët në Bahrein. Kolona e tankeve gjithashtu shërbeu si një goditje simbolike në kurriz të Iranit: lëvizja ishte një sinjal i qartë nga Riadi për çdo shtet në Lindjen e Mesme, që nuk do ndalonte. Që nga zanafilla e Pranverës Arabe, Riadi arriti deri te konfliktet krahinore. Që nga janari, mbretëria ofroi ngushëllim për liderin e rrëzuar të Tunizisë, Ben Ali. Në mënyrë që drejtësia popullore të mos bëhej normë për diktatorët arabë, Riadi vazhdimisht ka refuzuar ekstradimin e Ben Aliut (edhe sot ai ndodhet në Riad). Përveç kësaj, deklaratat e Ben Aliut, që dalin përmes avokatit të tij, kanë bërë thirrje gjithnjë që të vazhdohet në rrugën e “modernizimit”. Nga frika se mos shqetësoheshin miqtë e tij sauditë, ai nuk qe në gjendje të shprehë neverinë e tij kundër laicizmit, në shfaqjen dramatike të Ennahdës, (Zgjimi) partia kryesore islamike, në skenën e politikës së Tunizisë. Përmirësimi i tejskajshëm i Ennhadës besohet se është financuar nga Arabia Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit Persik. Islamikët në gjithë rajonin ende punojnë në favor të Riadit. Me rënien e ish presidentit egjiptian Hosni Mubarak, sauditët fituan ndikim në Vëllazërinë Myslimane dhe aleatët Salfi, të cilët marrin fonde nga Arabia Saudite. Vëllazëria Myslimane fitoi goxha ndikim në periudhën post-Mubarak. Duket se do ndikojë edhe në zgjedhjet e ardhshme. Megjithatë, thuhet se anëtarët e Vëllazërisë Myslimane kanë gjetur strehë te Arabia Saudite gjatë dekadash persekutimi, prej ish presidentit egjiptian Gamal Abdel Nasser. Sot, është një partner i mirë për Riadin, duke qenë se nuk ka nxjerrë asnjë grimë kritike për dënimin e organizatës islamike radikale dhe për lidhjet e familjes saudite mbretërore tradhtare me Perëndimin. Pas revolucionit në Egjipt, mbretëria tashmë është e lidhur ngushtë me pushtetin e ri politik të vendit. E gjitha kjo e bën situatën në Jemen të duket e zakonshme. Kur u plagos presidenti Ali Abdullah Saleh nga bombardimi i pallatit presidencial, ai u nis (ku tjetër?) për në Arabi Saudite. Kur Saleh u kthye në vendin e tij muajin e fundit, e kuptoi se i detyrohej shumë Riadit. Më shumë se kurrë. Para së gjithash, mjekët sauditë i shpëtuan jetën dhe borxhe të tilla zor se harrohen. Pushteti u mor nga aktivistët prej Islah (Kongregacioni Islamik për Reformat), partia kryesore islamike në vend. Islah është themeluar prej pjesëtarësh të konfederatës së Arabisë Saudite, vendimi i të cilëve për t’u kthyer kundër Salehut, ishte një moment kyç gjatë revoltave. Duke parë kah e ardhmja e Lindjes së Mesme, mbase ndryshimi më bindës mund të vijë nga Siria. Ishte me një dozë të rëndë ironie fakti që mbreti Abdullah e dënoi Sirinë për masat e përgjakshme ndaj Damaskut, që po kryente kundër rebelimit popullor në fillim të gushtit. Deklarata e mbretit Abdullah se po e tërhiqte ambasadorin e Arabisë Saudite ishte më pak se një protestë kundër brutalitetit të ashpër të regjimit sirian dhe ishte një tjetër periudhë e përpjekjeve të vazhdueshme të Riadit për të ngadalësuar zotërimin e Iranit në rajonin e kundërrevolucionit. Vendimi i njëkohshëm nga pjesëtarët e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit – Kuvajti dhe Bahrein – për të tërhequr ambasadorët e tyre, u ndoq nga një komunikatë prej Ligës Arabe, ku shprehej dyshimi i parashikueshëm për masakrat e vazhdueshme në Damask, që tregonin aftësinë e mbretit për t’u vënë në radhë me aleatët dhe për t’i bërë të kërcenin me melodinë e centralit elektrik rajonal. Nëse regjimi sirian shkatërrohet (që zor se është i shpejtë) kjo do të thotë se po afron fundi i diktaturës brutale, por gjithashtu edhe e një vendi laik veç Tunizisë – një tjetër nder për Riadin. Megjithatë, nën dritën e pozitës së vështirësuar të Arabisë Saudite, problemi është se çfarë do të ndodhë në Siri, nëse regjimi i kalon afatet e lejuara. Shpresa e Riadit është që Siria post-Assad mund të drejtohet nga një sunnit, nga një qeveri më anti-Iran. Zor se Siria mund të lejojë ndonjë luftë civile të përgjakshme. Dihet që shumica e sirianëve janë sunitë dhe Vëllazëria Myslimane është grupi më i organizuar kundërshtar; ka shumë të ngjarë që ata të mbushin vakuumin afatgjatë. Nëse Pranvera Arabe ka ndonjë shpresë për më shumë liri dhe demokraci, do t’i duhet të sfidohet që në fillim nga ndikimi i Arabisë Saudite, nga regjimi më antidemokratik dhe shtypës. Kjo është një procedurë e gjatë. Ironia tragjike e revoltave është se po ndodh e kundërta. Përktheu: Rudina Dahri NOA

KOMENTE