English

Elbasan, plagoset me armë zjarri 23 vjeçarja

Elbasan, 21 tetor 2011, NOA- Një vajzë 23 vjeçare ka ngelur e plagosur me armë zjarri pak minuta më parë në lagjen “Rinia” në Elbasan. Sipas të dhënave paraprake thuhet se e dëmtuara mban inicialet G.S dhe se punonte si kameriere në një lokal në këtë qytet. Ndërkaq nga ana e policisë thuhet se vajza është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagës së marrë në qafë, ndërsa është identifikuar autori i kësaj plagosje i cili është larguar menjëherë pas të shtënave. Nga ana e uniformave blu po punohet intensivisht për kapjen e autorit të kësaj ngjarje. a.y/NOA

KOMENTE