English

ETA: Nuk do të ketë më akte terroriste

Spanjë, 21 tetor, NOA - Organizata ilegale baske ETA ka vendosur të heqë dorë nga strategjia e saj terroriste, të cilën e ka ndjekur për mbi katër dekada. Në një komunikatë të publikuar në gazetën baske "Gara" thuhet se ETA ka vendosur që t'i japë fund luftës së saj të armatosur. Njëkohësisht organizata baske kërkoi nga qeveritë në Spanjë dhe në Francë biseda të drejtpërdrejta për synimet e saj. ETA e cila që prej viteve të 60-ta lufton për pavarësinë e vendit bask bëhet përgjegjëse për vrasjen e gjithsej 829 njerëzve. Kryeministri socialist spanjoll José Luis Zapatero e vlerësoi vendimin e tanishëm si fitore të demokracisë. NOA/DV

KOMENTE