Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jahjaga: Mosmarrëveshjet në rajon, zgjidhja me dialog
English

Jahjaga: Mosmarrëveshjet në rajon, zgjidhja me dialog

Prishtinë, 21 tetor 2011, NOA- Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga priti sot në takim Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë Nikola Popovski. Gjatë këtij takimi u vlerësuan marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si shumë të mira dhe u theksua se kjo frymë e bashkëpunimit duhet të shërbejë si shembull për gjithë rajonin. Ministri Popovski tha se bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm për të realizuar synimet e përbashkëta për integrime evropiane, duke shtuar se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në proceset integruese në rajon dhe në organizatat ndërkombëtare dhe të dyja vendet duhet ta ndihmojnë njëra tjetrën në të gjitha fushat. Nga ana e saj Jahjaga vlerësoi faktin se Maqedonia është një nga partnerët kryesorë të Kosovës në fushën e tregtisë dhe të dyja vendet punojnë ngushtë në çështjet e sigurisë dhe posaçërisht në luftën kundër krimit të organizuar. Ajo vlerësoi rolin e Maqedonisë për ruajtjen e stabilitetit në rajon dhe tha se të gjitha mosmarrëveshjet në rajon duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe respektit të ndërsjellë si dhe respektimit të integritetit territorial dhe sovranitetit të secilit vend. Presidentja Jahjaga tha se të gjitha vendet e rajonit synojnë integrimin evropian dhe ato duhet që ta mbështesin njëra tjetrën në këtë rrugë. a.y/NOA

Në foto: Presidentja Jahjaga gjatë takimit me ministrin maqedonas, Nikola Popovski

KOMENTE