Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mitet e ekstremistëve
English

Mitet e ekstremistëve

Nga Alexis Papachelas

Me të gjithë kuptimin e fjalës, ne jemi një vend i çuditshëm. Përtej rrjedhës së zymtë të ngjarjeve të kohëve të fundit, tashmë e majta ekstreme greke po rinxjerr kokë e shpatulla duke polemizuar trashë e sertë nëse një herë e një kohë veproi a nuk veproi drejt Ushtria Çlirimtare Greke (ELAS) kur dorëzoi armët në Varkiza, në vitin 1945. Është vërtet tronditës fakti që në vitin 2011, Partia Komuniste Greke po harxhon frymë e energji për të rivlerësuar rolin e heronjve të saj lapidarë: atë të sekretarit të përgjithshëm të Partisë Komuniste Greke nga viti 1931 deri në vitin 1956, Nikos Zacharadis; apo edhe atë të udhëheqësit “të ndritur” të ELAS-it, Aris Velouchiotis; pothuaj në të njëjtën mënyrë siç vepron hera-herës Kisha Ortodokse Greke me martirët e saj të shenjtë. Gjithkush mund të pyesë veten se përse vallë duhet t’i marrim në shqyrtim veprimtaritë përkujtimore e partiake që lidhen me një rreth të caktuar “klientësh”, apo polemikat gërnjare të së majtës për çështje më tepër i përkasin lëmit të arkeologjisë. Përgjigja që merr një pyetje e tillë hipotetike lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me lëngatën dhe dorëzimin me të dyja duart lart të shoqërisë greke në tërësi. Qysh nga vitit 1974, e majta ka mbizotëruar rrafshin publik në trajtesën e çështjeve që lidhen me kulturën, mendimin ideologjik dhe kujtesën historike. Për të qenë më i saktë, ndoshta, e majta greke mbikëqyrte dhe përkujdesej tërësisht për mbajtjen në këmbë dhe hedhjen shtat të miteve, në antitezë me kujtesën historike. Shtresa e mesme e vendit qëndronte sa e tërhequr aq edhe e përkorë, duke mbartur ndjenjën e vetëfajësisë për politikanët në ekzil dhe përjashtimin nga rrethi shoqëror i disa prej figurave të papajtueshme me sistemin. Asokohe ishte e natyrshme dhe me vend që duhej mbyllur kapitulli i njohjes në tërësi të lëvizjes së rezistencës greke, i shuarjes së gjurmëve të shtetit shtypës dhe gjithçkaje që ndodhi pas rënies së diktaturës ushtarake. Por, ja që kaluam nga një ekstrem në tjetrin. Tek mashtrimet e lëvizjes majtiste dhe një pjese të PASOK-ut, në përpjekje për të arkëtuar votat e ish-ave. Papritur, u bë krejt e vështirë për jokomunistët që të mos e thonë troç: “Shyqyr që ELAS-i nuk qe palë fituese në betejën e Dhjetorit 1944”, apo “shyqyr që Greqia u rreshtua në kampin perëndimor dhe nuk pësoi fatin e Bullgarisë dhe Rumanisë”. Për më tepër, të përfshirë në qerthullin e populizmit, harrojmë se asokohe, beteja e shtresë së mesme për demokraci u zhvillua në rrafsh të gjerë kryesisht nga “Unioni i Qendrës”, një parti serioze dhe me shtrirje të gjerë në bazë, që për dhjetëra vite me radhë, përfshiu në radhët e saj një numër të konsiderueshëm figurash me peshë politike. Ploja e kryer nga pala tjetër u shndërrua në një çështje tabu me pasoja serioze nëse dikush guxonte të parashtronte diçka ndryshe. Gjithkush që guxonte një gjë të tillë, damkosej si spiun, “bashkëpunëtor i juntës”, me të njëjtin kut mase dhe vlerësimi të mbështetësve të dikurshëm të Zachariadis-it. Ka ardhur koha që historia të vihet në rend. Loja me historinë ka shkuar mjaft larg dhe kemi mbërritur në pikën ku e majta ka ngulitur thellë në mendësinë tonë mjaft nga mitet dhe tabutë e saj. Kemi mbërritur në një gjendje të marrëzisë kolektive, ku gjithkush mund të ndeshet me portretin e Velouchioutis-it nëse i rastis të kalojë pranë zyrave të degëve lokale të PASOK-ut, pa përmendur këtu një grupim ekstremist të “Nea Demokracia”-s, që po këtë figurë e shquan si pjellën e shumë mynxyrave. Tashmë jemi në vitin 2011. Burgjet në ishujt e Giaros dhe Makronisos janë mbyllur dhe as që kanë për t’u hapur ndonjëherë. E djathta ka kërkuar ndjesë dhe ka shfaqur shenja të brerjes së ndërgjegjes për veprimtarinë e së shkuarës. Figurat me serioze të PASOK-ut janë të bindura për faktin që nëse Greqia dëshiron vërtet të hedhë hapa përpara, partia duhet të veprojë ashtu si Toni Bleri në Angli me Partinë Laburiste. Pjesa dërrmuese e grekëve as që duan të çojnë nëpër mend se si do të kishte qenë e ardhmja e vendit nëse luftën civile do të kishte fituar Partia Komuniste. Nëse ka njerëz që e ëndërrojnë atë kohë, apo dëshirojnë që sot ëndrrën ta kthejnë në realitet - çka është e trishtë edhe kur e ndesh mes rreshtave - kjo dukuri përbën një problem mjaft serioz për pjesën tjetër 80%-she të popullatës grekë.

NOA

KOMENTE