English

Ofertë mbi ofertë për anëtarët e Vodafone Club

Kompania njoftoi sot se tashmë me 300 lekë (me TVSH) përfitoni 1200 minuta dhe 600 SMS brenda grupit si dhe 50 MB internet Tiranë, 21 Tetor 2011 NOA - Të jesh anëtar i “Vodafone Club” do të thotë që je pjesë e komunitetit më të madh të përdoruesve të shërbimeve celulare në Shqipëri dhe kësisoj ofertat kanë shumë më tepër vlerë pasi përfiton tarifa jashtëzakonisht të lira komunikimi me familjarët dhe miqtë e tu që me shumë gjasa janë pjestarë të “Vodafone Club”. Për më tepër oferta më e fundit e paketës javore e bën “Vodafone Club” klubin më tërheqës për të gjithë abonentët shqiptarë: me të njëjtin çmim të paketës javore prej 300 lekë (përfshirë dhe TVSH) ju tashmë përfitoni 1200 minuta dhe 600 sms brenda Vodafone Club si dhe 50 MB internet të vlefshëm për 1 javë, për të qëndruar në kontakt me miqtë tuaj përmes telefonatave, SMS-ve dhe internetit apo për të qenë më pranë rrjeteve sociale apo për të shfletuar faqet tuaja të preferuara në internet. Madje me rrjetin 3G të Vodafone që tashmë është thuajse në të gjithë vendin ju mund të shkarkoni përmbajtje të ndryshme nga interneti me shpejtësinë 3G. Kjo ofertë e re javore (e vlefshme deri në fund të muajit Nëntor) vjen krahas asaj mujore apo bonuseve të shumtë që ofrohen nga shërbimi i rimbushjes “Vodafone e-top up”. Veç kësaj ju mund të fitoni pikë nga rimbushjet tuaja sipas skemës së përfitimeve “Vodafone One”. Për të gjithë ata abonentë që ndërrojnë operator për të ardhur tek Vodafone Club ofrohet 300 Lekë kohë fillestare komunikimi dhe 500 SMS brenda grupit si dhe një ofertë bonus (1000 minuta, 200 SMS dhe 50 MB ) çdo muaj që ata rimbushin llogarinë e tyre me të paktën 800 lekë (me TVSH), për 6 muaj rresht. Dhe mos harroni – në Vodafone Club çmimet janë transparente dhe nuk ka kosto të fshehura. a.b/NOA

KOMENTE