English

Trafik droge me vlerë 500 mijë euro, 2 shqiptarë në pranga

Itali, 21 tetor, NOA - Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane për trafik droge. Hasan Balukja, 44 vjeç, Julian Baholli 36 vjeç janë arrestuar së bashku me një qytetar italian pasi u është kapur një sasi prej 5.5 kg lëndë narkotike, heroinë dhe kokainë, me një vlerë prej 500 mijë euro. Droga është sekuestruar në apartamentin e shqiptarëve. Atyre ju gjet 2.5 kilogramë kokainë dhe 2.5 kg heroinë. Vlera e drogës arrin deri në 500 mijë euro. a.k/NOA

KOMENTE
  • Sinni Sinno10:42 - 21 Tetor 2011
    Shqiptar hesapi....