Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Amnistia” premierë në Torino e Milano
English

“Amnistia” premierë në Torino e Milano

Milano, 22 tetor 2011, NOA – Filmi “Amnistia” i regjisorit shqiptar Bujar Alimani do të shfaqet javën e ardhshme në Torino dhe Milano. Filmi Amnistia me protagoniste aktoren Luli Bitri është zgjedhur së fundmi të përfaqësojë kinematografinë shqiptare në konkurimin për çmimin Oscar në kategorinë e filmit të huaj. “Amnistia” udhëton drejt publikut të dy qyteteve kryesorë të Italisë pas pjesëmarrjes në pranverën e këtij viti, në disa festivale të filmit nëpër botë ku është vlerësuar nga publiku e kritika. Ndër çmimet e marra renditen çmimi C.I.C.A.E në Festivalin e Berlinit, si dhe ai Cineuropa i marrë në Festivalin e Kinemasë europiane të Leçes. Prezantimi i filmit në Milano e Torino do të organizohet nga Qendra e Kulturës Shqiptare. Amnistia do të shfaqet në Torino, të shtunën më 29 tetor 2011, ora 19.00, në Cineporto, ndërsa në Milano, të hënën, më 31 tetor 2011, ora 18.00 në Cinema Gnomo. Në aktivitetet që do të drejtohen nga gazetari Benko Gjata do të marrin edhe konsulli shqiptar në Milano Gjon Çoba, gazetari Roland Sejko, si edhe kritikë të artit kinematografik Vittorio Sclaverani dhe Paola Assom. Takimet shënojnë edhe një bashkëpunim të rëndësishëm mes disa subjekteve dhe organizatave të sektorëve të kulturës ndër të cilat Shoqata e Kineastëve të Torinos, IPSIA dhe Acli, dhe realizohen me patronazhin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Milano, të Rajonit të Lombardisë, Bashkisë së Torinos dhe të Federatës së Shoqatave Shqiptare dhe Arbëreshe. mit/NOA

KOMENTE