Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dyshimi i fortë: Gedafi nuk ka vdekur?
English

Dyshimi i fortë: Gedafi nuk ka vdekur?

Tripoli, 22 Tetor 2011 NOA – Kolonel Muamer Gedafi nuk ka asnjë provë të qartë dhe të saktë se ka vdekur. Zyrtarë të disa shteteve të ndryshme të botës kanë ngritur sot dyshimet e forta dhe po i bëjnë thirrje Libisë që të qartësojë vrasjen e kreut të shtetit që rezistoi disa muaj derisa kapitulloi këto ditë. Zyrtarisht nga Tripoli nuk ka mbërritur kurrë ndonjë deklaratë që të thotë se Kolonel Muamer Gedafi ka mbetur i vrarë këtë të enjte. Për më tepër, në video që ju gjeni edhe më poshtë, e vetmja video që qarkullon për atë që thuhet se ishte vdekja e Gedafit, ai duket i gjallë edhe pasi forcat e Këshillit të Libisë e kanë zënë atë. Në këtë kontekst janë ngritur pyetje nëse ai është ekzekutuar apo jo. Ndaj Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha sot se zyrtarisht ai ka kërkuar një hetim rreth vdekjes së Gadafit. Për më tepër, kërkesa e njëjtë u konfirmua sot se mbërriti në OKB dhe Tripoli edhe nga grupi për të drejtat e njeriut Amnesty International, si dhe shefja për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, Navi Pilaj. Akoma, edhe Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi sot se ka kërkuar nga Këshilli Kombëtar Tranzitor, të ofrojë llogari transparente rreth shkakut dhe rrethanave të vdekjes së Gedafit. Përfaqësues të Këshillit kanë thënë më parë se Kolonel Muamer Gedafi u plagos për vdekje në përleshjen me armë në mes forcave të Këshillit dhe besnikëve të tij, dhe nuk u vra me qëllim nga forcat e Këshillit. Këshilli Kombëtar Tranzitor pritet që të shpallë lirimin e Libisë nga regjimi i Gedafit, të dielën më 23 tetor 2011. Dyshimet e mbërritura së fundi për vdekjen ose jo të Gedafit, janë vijim i dyshimeve po aq të forta për vdekjen e Osama Bin Laden. Asnjëherë nuk u publikuan prova të qarta se ai ishte vrarë dhe nëse po, trupi i tij nuk dihet ku është.

KOMENTE