English

Gjendet i vdekur në taksi një 41-vjeçar në Tiranë

Tiranë, 22 Tetor 2011 NOA – Një person u gjet i vdekur para pak minutash në Tiranë, me viktimë një burrë. Ardian H., 41 vjeç, banues në Tiranë, u gjet brenda automjetit tip veturë e shërbimit taksi, pronë e tij, i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare nga drejtoria e Policisë Tiranë. Viktima u gjet nga një person i rastësishëm, i cili si klient hyri në makinën që ndodhej tek Materniteti i ri afër zonës së “Bërrylit” dhe pa se shoferi i taksisë nuk lëvizte dhe nuk fliste. Klienti ka lajmëruar policinë dhe shpejt atje mbërritën forca policore që e kanë dërguar në spital të ndjerin ku dhe u konfirmua se kishte ndërruar jetë. Policia tha se po heton një vdekje natyrale por ka nën hetim dhe pistën e një vetëflijimi të mundshëm. e.t/NOA

KOMENTE