Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
INSTAT: Censusi nuk dështoi, drejt finalizimit
English

INSTAT: Censusi nuk dështoi, drejt finalizimit

Tiranë, 22 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- E parashikuar si dita e fundit nga ana e INSTAT që do të përfundonte regjistrimi i popullsisë i njohur ndryshe si censusi, mësohet se ai do të vijojë edhe një javë. Drejtoresha e INSTAT Ines Nurja u shpreh se procesi i nisur më 1 tetor është drejt fazës finale, duke theksuar se ky proces po ecën mirë. Ndërsa e pyetur se pse ky proces ka marrë edhe një javë më tepër ajo u shpreh se ligjërisht ky proces është në rregull sepse ligji e parashikon 4 javë zgjatjen e tij, ndërsa shtoi se ishte INSTAT ai që e kishte parashikuar zgjatjen e tij për 3 javë. Sipas saj u tha se java finale shërben për bërjen e raporteve finale. “U bëjmë thirrje të gjithë individëve që nuk janë regjistruar të kontaktojnë në numrat falas të INSTAT në mënyrë që asnjë person të mos ngelë i paregjistruar nga ky proces. Çdo individ dhe familje duhet të dijë se sa jemi, prandaj i ftoj të gjithë ata njerëz që të bëhen pjesë deri në fund të tetorit”, u shpreh Nurja. Ajo shtoi se zgjatja e këtij procesi nuk mund të quhet dështim pasi në qytete të mëdha ka njerëz që punojnë deri në orët e vona, pasi nuk janë gjetur në banesa qytetarët dhe se ata nuk kanë telefonuar, duke ngelur kështu të paregjistruar. Nurja shtoi se të dhënat vijnë nga e gjithë Shqipëria, por raportimet nuk kanë përfunduar akoma por ai është drejt finalizimit . Drejtoresha e INSTAT tha se askush nuk do të ngelet i paregjistruar dhe se së shpejti do të jepen edhe shifra. Në përfundim të fjalës së saj Nurja garantoi se anketuesit do të shkojnë përsëri në familjet e atyre që nuk janë regjistruar dhe se shumë shpejt do të regjistrohen dhe do të komunikohet me ta. a.y/NOA

KOMENTE