English

Kriza financiare, BE marrëveshje për rikapitalizimin e bankave

E shtunë, 22 tetor 2011, NOA – Në kuadër të krizës financiare ministrat e Financave të Bashkimit Europian arritën një marrëveshje në parim mbi rikapitalizimin e bankave. Burime nga Brukseli konfirmuan për ANSA-n se marrëveshja ka të bëjë me rritjen me 9% të kapitalit të bankave të kreditit. Sipas marrëveshjes mësohet se rritja komplekse e kapitaleve pritet të bëhet në shifrat mes 107 e 108 miliardëve krahasuar me 80-100 rritje të përfolura nga Eba. Por rritja reale që përflitet në marrëveshje sipas burimeve nga BE do të mësohet zyrtarisht gjatë samitit të së dielës. mit/NOA

KOMENTE