Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni “Vjeshta”, bllokohen dy makina të vjedhura
English

Operacioni “Vjeshta”, bllokohen dy makina të vjedhura

Vlorë, 22 tetor 2011, NOA- Në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshta 2011” policia e Vlorës ka kapur dhe sekuestruar dy automjete. Automjeti i parë i bllokuar është tip Audi A6, me targa TR 0538 T i cili mbas verifikimeve të kryera në Interpol ka rezultuar si i vjedhur në Bosnje-Hercegovinë në datë në tetor të vitit 2000 dhe ishte shpallur në kërkim në vitin 2011. Ndërkaq mjeti i dytë i bllokuar është ai tip Mercedes-Benz 250 D, me targa VL 5844 C, i cili nga verifikimet e kryera ka rezultuar si i vjedhur në Serbi në vitin 1998 dhe ishte shpallur në kërkim. Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, ndërsa nga ana e policisë po vijon puna në bashkëpunim me Interpol dhe Europol për zbulimin e mënyrave dhe rrugëve për trafikimin e automjeteve të vjedhura dhe më pas të trafikuara në Shqipëri. a.y/NOA

KOMENTE