Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sherr për pronën, në Spital Ushtarak Hamit Arapi
English

Sherr për pronën, në Spital Ushtarak Hamit Arapi

Delvinë, 22 tetor 2011, NOA- Katër persona nga qyteti i Delvinës janë bërë pjesë e një konflikti për pronën ditën e djeshme. Dy vëllezërit Ylli dhe Hamit Arapi gjatë mbrëmjes së djeshme kanë shkuar në lagjen “Sinan Ballaci” në qendër të qytetit, brenda ambienteve të një bilardoje për të takuar shtetasit V. R. dhe Klodjan Pashako për të sqaruar një konflikt pronësie në lidhje me një kullote që ndodhet në Delvinë e pretenduar nga të dyja palët, për të cilën palët janë konfliktuar edhe më parë. Por nga një bisedë dhe sqarim i pretenduar katër qytetarët janë qëlluar me gurë e sende të forta nga këta të fundit. Si rrjedhojë e goditjeve ka ngelur i dëmtuar rëndë dhe është transportuar për në Spitalin e Sarandës shtetasi Hamit Arapi, i cili më pas është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak Tiranë ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. a.y/NOA

KOMENTE