English

Basha: Mbështetje për futbollin e Tiranës

Tiranë, 23 tetor 2011, NOA - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha u takua sot me futbollistët e Klubit Tirana para ndeshjes me Bylisin. Duke ndarë me ta lajmin për kthimin e klubit në një shoqëri aksionere, Basha shprehu angazhimin dhe vullnetin e Bashkisë së Tiranës për mbështetjen e klubit. Basha tha se fondet dhe donacionet do të rriten për klubin, ndërsa shtoi se Bashkia e Tiranës do të demonstrojë angazhimin e saj për rrritjen e mbështetjes për futbollin e Tiranës. “Me kalimin në shoqëri aksionere ne do të shumëfishojmë përpjekjet për t’iu mbështeur ju. Do të përcaktojmë një buxhet sa më të mirë, do të vijojmë te thithim sa më shumë donancione dhe sponsorizime dhe në fund të vitit me marrjen e trofeut, siç i takon Tironës, ju do të keni si klub shpërblimin më të mirë që keni pasur ndonjëherë në historinë tuaj si klub në tërësi, dhe për sportistët një nga një”, tha kryebashkiaku.

Shefi i Klubit “Tirana” Alban Tafaj i dorëzoi kryetarit të Bashkisë uniformen e re te ekipit e cila mbante numrin 1 dhe emrin e zotit Basha. Donatori kryesor i Klubit “Tirana” Refik Halili falenderoi Bashën për mbështetjen dhe vizionin e tij për fuqizimin e klubit. a.q/NOA

KOMENTE