English

SHBA: Terrorizmi mund të godasë në Kenia

Kenia, 23 tetor, NOA – Shërbimet inteligjente amerikane parashikojnë sulme terroriste në Kenia. Një njoftim i departamentit të shtetit ka kërkuar nga ambasada në këtë vend që të marrë masa për qytetarët amerikan në këtë shtet. Dyshimet janë për grupin terrorist Al-Shabab, i cili vrau një muaj më parë 76 persona me anë të një bombe në Uganda. Al-Shabab ose siç njihet ndryshe Lëvizja e të Rinjve, është një grup ekstremist islamik, në radhët e të cilit, në muajin maj të këtij viti, numëroheshin deri 14 mijë anëtarë. Grupi e cilëson veten si pjesë së filozofisë së xhihadit dhe shumica e tyre janë besimtarë. Një javë më parë, ushtria e Kenias ka nisur luftimet në kufi me Somalinë, pas sulmeve që janë bërë nga militantët. Sulmet erdhën pas arrestimit të dy prej personave që mendohet se ishin pjesë e Al-Shabab në Kenia. Sipas shërbimeve inteligjente, pas konflikteve në Somali, Uganda dhe vende të tjerë ta rajonit, shënjestra e radhës për të fituar vëmendjen ndërkombëtare nga ky grup duhet të jenë të huajit. a.k/NOA

KOMENTE