English

Turqi, fundosen 40 shtëpi, qindra të zhdukur

Van, 23 tetor 2011, NOA – 40 shtëpi janë fundosur nëntokë në provincën turke Van, pas tërmetit 6.6 ballë. Mediat turke raportojnë se ka një kaos lidhur me numrin e të dëmtuarve, ndërkohë që nga gërmadhat vazhdojnë të nxirren të mbijetuar. Por, zyrtarët lokalë nuk fshehin frikën se mund të ketë qindra të vdekur.

Madje, CNN turk raporton se mund të ketë mbi 500 të vdekur, në provincën e cila ka rreth 350 mijë banorë. a.q/NOA

KOMENTE
  • Arjan Pupa16:55 - 23 Tetor 2011
    zoti qoft me ju