Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akuzat ndaj Vokshit, Gjykata gjobit socialistin Tahiri
English

Akuzat ndaj Vokshit, Gjykata gjobit socialistin Tahiri

Tiranë, 24 tetor 2011, NOA – Gjykata e Tiranës ka gjobitur sot deputetin socialist Sajmir Tahiri. 3.3 milion lekë është gjoba që Tahiri duhet të paguajë pas padisë për shpifje që deputetja demokrate Albana Vokshi bëri ndaj tij një muaj më parë. Në argumentin e vendimit, trupi gjykues u shpreh se gjoba është mënyrë dëmshpërblimin për dëmin jashtë – kontraktor që deputeti socialist i ka shkaktuar koleges së tij demokrate. Më 16 shtator, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi paditi në gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës 9 deputetë të Partisë Socialiste. Ajo i akuzoi deputetët socialiste për shpifje duke kërkuar shpërblimin e dëmit jopasuror. Padia e Vokshit vjen pas deklaratave të deputetëve të majtë, që sipas deputetes demokrate kanë cënuar nderin dhe dinjitetin. Këta përfaqësues të PS-së kanë akuzuar në mënyrë të vazhdueshme deputeten Vokshi për të ardhurat e padeklaruara, të përfituara nga bashkëjetuesi i saj, Alban Tartari, për koncesionin e naftës, dhënë kompanisë “Stream Oil” dhe si një nga aksionerët e kompanisë “Vision Construction”. a.q/NOA

KOMENTE