English

Berisha: Kosova është de fakto anëtare e NATO

Tiranë, 24 tetor, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në takimin e “Kartës së Adriatikut”, se nisma e ndërmarrë vite më parë mes vendeve të rajonit ka rezultuar e suksesshme. Ai tha gjatë fjalës së tij, se rajoni është më i sigurt dhe më i qartë në objektivat e tij. Kreu i qeverisë ka theksuar se mbështetja e NATO-s në rajon ka qenë e madhe dhe veçanërisht e rëndësishme për Kosovës. Duke folur për të ardhmen e rajonit, kreu i mazhorancës u shpreh se Kosova, në disa prej aspekteve të bashkëpunimit, është de fakto anëtare e NATO-së “Në disa aspekte Kosova është de fakto anëtare e NATO-s, por jo de juro. Me bashkëpunimin që ka me KFOR, Kosova është një vend me garanci, stabilitet dhe paqe në rajon. Jam i bindur që pas kapërcimit të problematikës në Veriun e Kosovës, Serbia do të marrë rolin që i takon”, tha Berisha. Kreu i mazhorancës tha në fjalën e tij, se qëndrimi i qeverisë shqiptare për të ardhmen e Aleancës dhe hyrjen e vendeve të reja është i qartë. “Shqipëria është e hapur për bashkëpunimin e ngushtë me vendete tjera dhe do ët mbështes aspiratën e vendeve të tjera”, tha Berisha. a.k/NOA

KOMENTE
  • valare12:57 - 24 Tetor 2011
    Kur Kosova te jete de jure anetare e N atos atehere dhe stabiliteti i Shqiperise dhe i gjithe rajonit do te jete i garantuar.