Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjoba, Tahiri: Vokshi, Berisha e Topalli s’ma mbyllin gojën
English

Gjoba, Tahiri: Vokshi, Berisha e Topalli s’ma mbyllin gojën

Tiranë, 24 tetor 2011, NOA/Albana Qehajaj – Deputeti socialist e njëherësh, nënkryetari i grupit kuvendor, Sajmir Tahiri ka reaguar pas vendimit të marrë sot nga Gjykata e Tiranës për gjobitjen e tij me 3.3 mln lekë. “Nuk jam njohur ende me vendimin dhe as me arsyetimin e tij, por sigurisht nuk prisja që kërcënimi i Jozefina Topallit në seancën e kaluar do kthehej kaq shpejt në vendim gjykate. (Deklarata e Jozefina Topallit ne seancën e kaluar, Dt 20.10.2001: “Ju keni gjetur rrugën tuaj, megjithatë ju them se në gjyq do jeni njëri më datë 31 dhe tjetri më datë 26. Fletë-padinë e kam në zyrën time, nuk ka procedurë”)”, thekson Tahiri në deklaratën shpërndarë mediave sot pasdite. “Pa paragjykuar, uroj që gjyqtari Vokshi të ketë arritur me sukses të sqarojë se në cilën pjesë të deklaratave të mia nuk kam thënë të vërtetën”, vijon ai. “Një gjë është e sigurt, jo Albana Vokshi e cila është vetëm një copë e vogël e dhjamit të pushtetit, por as Jozefina Topalli e as Sali Berisha dhe pushteti i tyre i krimbur, nuk do arrijnë dot të më mbyllin gojën duke më ndaluar të them të vërtetat që shqiptarët duhet të dinë për këtë qeveri”, përfundon deklaratën deputeti socialist.

Vendimi i Gjykatës për Tahirin

Gjykata e Tiranës ka gjobitur sot deputetin socialist Sajmir Tahiri. 3.3 milion lekë është gjoba që Tahiri duhet të paguajë pas padisë për shpifje që deputetja demokrate Albana Vokshi bëri ndaj tij një vit më parë. Në argumentin e vendimit, trupi gjykues u shpreh se gjoba është mënyrë dëmshpërblimin për dëmin jashtë – kontraktor që deputeti socialist i ka shkaktuar koleges së tij demokrate. Më 16 shtator 2010, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi paditi në gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës 9 deputetë të Partisë Socialiste. Ajo i akuzoi deputetët socialiste për shpifje duke kërkuar shpërblimin e dëmit jopasuror. Padia e Vokshit vjen pas deklaratave të deputetëve të majtë, që sipas deputetes demokrate kanë cënuar nderin dhe dinjitetin. Këta përfaqësues të PS-së kanë akuzuar në mënyrë të vazhdueshme deputeten Vokshi për të ardhurat e padeklaruara, të përfituara nga bashkëjetuesi i saj, Alban Tartari, për koncesionin e naftës, dhënë kompanisë “Stream Oil” dhe si një nga aksionerët e kompanisë “Vision Construction”. a.q/NOA

KOMENTE