English

Ja çfarë i tha Berisha Komisionit të Venecias

Tiranë, 24 tetor 2011, NOA/Albana Qehajaj - Kryeministri Berisha priti sot, në një takim, delegacionin e Komisionit të Venecias dhe të OSBE/ODIHR, i cili kryesohej nga Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit të Venecias z.Thomas Markert. Siç njofton zyra e shtypit e Këshilli të Ministrave, pasi u shprehu mirëseardhjen, Kryeministri Berisha i falënderoi përfaqësuesit e të dy organizatave për rolin, kontributin dhe ekspertizën e tyre të jashtëzakonshme në proceset zgjedhore dhe të reformës zgjedhore, përgjatë 20 viteve të fundit. Kryeministri Berisha vlerësoi në veçanti Opinionin e përbashkët të Kodit Zgjedhor, të bërë nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias, si dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e vitit 2009 dhe 2011, si një udhërrëfyes i pazëvendësueshëm për reformën zgjedhore në Shqipëri. Kryeministri e siguroi delegacionin e Komisionit të Venecias dhe të OSBE/ODIHR për gatishmërinë e mazhorancës për të filluar menjëherë reformën zgjedhore, me qëllim adresimin e rekomandimeve, me vullnet të mirë politik, konsensus, gjithëpërfshirje dhe transparencë. Ai gjithashtu shprehu shpresën se i njëjti vullnet dhe gatishmëri do të tregohet edhe nga opozita për arritjen e këtij objektivi të rëndësishëm, në trajtimin e 12 prioriteteve të Komisionit Evropian. Gjithashtu, Kryeministri vlerësoi se adresimi i rekomandimeve në këtë frymë është rruga më e mirë për sjelljen e Kodit Zgjedhor në standardet më të larta të përcaktuara nga OSBE dhe Këshilli i Evropës. Gjithashtu, ai vlerësoi se ekspertiza e dy organizatave është një garanci për arritjen e këtyre objektivave. Gjatë takimit, Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit të Venecias z. Thomas Markertfalënderoi Kryeministrin për pritjen, si dhe për gatishmërinë e mazhorancës për të bashkëpunuar dhe për të pranuar jo vetëm vlerësimet dhe rekomandimet e bëra në proceset e kaluara zgjedhore, por edhe për të përfshirë në reformën e ardhshme kontributin dhe ekspertizën e dy organizatave. Nga ana e tyre, Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR falënderuan Kryeministrin për vlerësimin e bërë prej tij për vëzhgimin që kjo organizatë u ka bërë zgjedhjeve në Shqipëri dhe rekomandimet e bëra, bazuar në gjetjet e konstatuara gjatë vëzhgimit. Ata siguruan se do të vazhdojnë të japin kontributin e tyre për reformën e ardhshme, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve më të mira teknike që shohin drejt të ardhmes, në përputhje me standardet ndërkombëtare. a.q/NOA

KOMENTE