English

Serbët kundërshtojnë edhe Tadiçin

Beograd, 24 tetor, NOA – Mbrëmë presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, takoi liderët e serbëve të veriut të Kosovës, për të diskutuar çështjen e barrikadave rrugore në atë pjesë të vendit. Mediat bëjnë të ditur se Tadiç u ka kërkuar serbëve të mundësojnë lirinë e lëvizjes për ushtarët e KFOR-it në atë pjesë. Kësaj kërkese thuhet se i janë përgjigjur negativisht liderët serbë të veriut të Mitrovicës. Barrikadat rrugore në veri ishin vendosur që pas aksionit policor të Prishtinës zyrtare për rimarrjen e kontrollit në dy pikat kufitare në atë pjesë të vendit. Më 22 tetor, KFOR-i tentoi të largojë barrikadat, por ndërpreu aksionin pas kundërshtimeve të ashpra të banorëve serbë. NOA/RFE

KOMENTE
  • Granit Mazrreku12:57 - 24 Tetor 2011
    Kjo duket vetem loja e rradhës e beograit.