English

Tentoi të vriste bashkëfshatarin, arrestohet i riu

Shkodër, 24 tetor, NOA – Një person është arrestuar dje nga policia e Shkodrës pasi ka tentuar të ekzekutojë me armë zjarri një bashkëfshatarin e tij. Autori është Gjovalin Kole Mali, 21 vjeç banues në fshatin Bardhaj të komunës Rrethina në Shkodër. Mali, pas një konflikti për motive të dobëta, ka marrë armën që mbante në banesë dhe ka tentuar të personin me inicialet Sh. H., 30 vjeç. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00. Pas njoftimit të policisë është bërë dhe arrestimi i 21-vjeçarit, si dhe sekuestrimi i armës, një automatik model 56. Bashkë me armën ju sekuestrua dhe një krehër me 15 fishekë. a.k/NOA

KOMENTE