English

Bie përmbys një kamion që mbante rreth 25 milionë bletë

SHBA, 25 tetor NOA - Një kamion që transportonte rreth 25 milion bletë u rrëzua në jug të Shtetit amerikan të Utah-ut dhe tani autoritetet e këtij vendi po përpiqen që të grumbullojnë insektet. Kjo ngjarje u bë publike në faqen zyrtare të lajmeve Desert News, ku saktësohej më tej dhe vendi i saktë në të cilin ishte rrëzuar kamioni,pak kilometra larg qytetit St.George. Për momentin nuk dihet se sa insekte janë “arratisur”, por autoritetet e Utah-ut së bashku me departamentin e Agrikulturës po bëjnë të pamundurën për ti kapur sërish ose për ti asgjësuar insektet e larguara. Televizioni KTVX ka bërë të ditur se shoferi i kamionit si dhe një pasagjer tjetër janë shtruar menjëherë në spital si pasojë e pickimeve të shumta nga bletët. Autoritet iu kanë rekomanduar të gjithë shoferëve që ti mbajnë dritaret mbyllur gjatë udhëtimeve të tyre, pas mund të rrezikohen nga një sulm i papritur bletësh. r.b/NOA

KOMENTE