Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kah po shkon “Maqedonia”?!
English

Kah po shkon “Maqedonia”?!

Të gjithë shqiptarët, duhet të zgjohen nga letargjia...! Dhe, mbi të gjitha, politika zyrtare e Tiranës, që e para e njohu, pa asnjë kusht (në vitin 1992) krijesën artificiale, me emrin "Maqedoni", do të duhet që sa më parë të rishikojë kursin e saj politik ndaj kësaj krijesë artificiale Nga Gafurr Adili Krijesa artificiale, me dy emra: FYROM (IRJM) dhe edhe "Maqedoni", është krijuar në territorin e Shqipërisë dhe edhe të Bullgarisë. Maqedonia Antike dikur është shtrirë në territorin ku sot ndodhet Maqedonia e Egjeut (në Greqi), me kryeqendër Selanikun, për çka (për gati dy dekada me radhë) Greqia nuk e ka njohur dhe as nuk e ka pranuar me emrin e saj kushtetues "Maqedoni", dhe gjithashtu edhe në territorin e Maqedonisë se Pirinit (në Bullgari) me kryeqendër Sandaskin, emërtim ky sipas Heroit Kombëtar të Bullgarisë, Jane Sandaski. Krijesa artificiale, me emërtim të mohuar nga Greqia, me gjuhë dhe identitet kombëtar të mohuar nga Bullgaria, me Kishë Autoqefale e mohuar nga Serbia dhe të njohur e të pranuar, pa asnjë kusht (që në vitin 1992) vetëm nga Shqipëria (për gati dy dekada me radhë), me asnjë nga shtetet fqinjë të saj, apo edhe me minoritetet e këtyre shteteve fqinje, që jetojnë në FYROM (IRJM), dhe që ia kanë mohuar dhe vazhdojnë t'ia mohojnë emrin, gjuhën, identitetin kombëtar dhe Kishën Autoqefale, të sipërcekura më lart: Greqia, Bullgaria dhe Serbia, nuk është sjellë dhe as nuk sillet, siç është sjellë dhe vazhdon të sillet me Shqipërinë dhe me shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre etnike të Shqipërisë Lindore nën IRJM. Krijesa artificiale pa emër, pa gjuhë e identitet kombëtar dhe edhe pa Kishë Autoqefale, që herë - herë quhet FYROM (IRJM) dhe herë-herë "Maqedoni", kokën e saj (për gati dy dekada më radhë) e ka mbajtur dhe vazhdon ta mbajë vetëm në Beograd të Serbisë dhe edhe në Moskë të Rusisë, dhe kurrën e e kurrës jo në Bruksel të NATO-s dhe Unionit Evropian dhe as në Washington të SHBA-ve, sepse kjo krijesë artificiale është udhëhequr (përveçse gjatë një periudhë të shkurtër që është udhëhequr nga filo-bullgari Lupce Gjorgjevski) dhe edhe sot e kësaj dite udhëhiqet nga filo-serbët Branko Crvenkovsi (LSDM) dhe Nikola Gruevski (VMRO), ku për pasojë, të gjitha segmentet shtetërore të kësaj krijesë artificiale, si: qeveria, prokuroria, shërbimi inteligjent dhe.... si dhe edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve.... kanë qenë dhe janë vetëm një filiale e Beogradit të Serbisë. Dhe, pikërisht për këtë arsye, dhe duke qenë shumë të bindur se Serbia është e ledhatuara e Unionit Evropian dhe se Serbia shumë shpejt do të bëhet anëtare e Unionit Evropian, edhe përpara Shqipërisë, pushtetarët sllavo-maqedonas aspak nuk janë interesuar që të bëhen pjesë (anëtare) e NATO-s dhe as edhe e Unionit Evropian, por ditë e natë mendojnë dhe punojnë që "Maqedoninë" ta bëjnë pjesë të: Unionit Serbi - Maqedoni - Republika Srbska. Prandaj, të gjithë shqiptarët, jo vetëm shqiptarët e Shqipërisë Lindore nën IRJM, por të gjithë shqiptarët, si një komb i unifikuar, duhet të zgjohen nga letargjia...! Dhe, mbi të gjitha, politika zyrtare e Tiranës, që e para e njohu, pa asnjë kusht (në vitin 1992) krijesën artificiale, me emrin "Maqedoni", do të duhet që sa më parë të rishikojë kursin e saj politik ndaj kësaj krijesë artificiale, që nga të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare (OKB, BE, OSBE), edhe nga SHBA-të, tanimë quhet vetëm FYROM (IRJM) dhe jo edhe "Maqedoni", siç e ka njohur dhe edhe e njeh vetëm Tirana zyrtare e Shqipërisë tonë (Administrative apo Londineze) të Rrudhosur. (*) Autori është kryetar i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK)

KOMENTE