English

Ligji për mbetjet, Rama: Të bëhet referendum

Tiranë, 25 tetor 2011, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama e ka cilësuar anti – kombëtar ligjin për importin e mbetjeve në Shqipëri. Duke folur në mbledhjen e grupit kuvendor socialist, Rama tha se vendi ndodhet përballë një alarmi kombëtar, prandaj Partia Socialiste duhet të përdorë çdo mjet për ta ndaluar këtë ligj. “Ligji është anti-kombëtar, anti-demokratik dhe anti-njerëzor. Rreziku për importimin e plehrave është i shumfishtë. Edhe sikur të mos ekzistojë rreziku mjafton fakti që sot për sot ne nuk përpunojmë pjesën më të madhe të plehrave tona për të kuptuar marrëzinë e këtij projekti. Duhet të shihet mundësia e një referendumi popullor dhe Blendi Klosi të bëjë një draft propozim konkret për disktutim në lidhje me këtë çështje”, ka theksuar Rama. Heqja e TVSH-së për ushqimet bazë ishte një tjetër çështje e cila u diskutua nga kreu i PS-së Rama . “Do ngremë zërin për heqjen e TVSH-së së bukës, vezëve e ilaçeve. 20 % e çdo gllënjke qumësht, të çdo kafshate bukë, të çdo ilaci nuk e merr qytetari, por Saliu. Për çdo bukë që qytetari blen 800 lekë, Saliu merr 230 lekë taksë. Kjo s’ka asnjë arsye në kushtet e pafuqisë blerëse. Ta ngemë zërin fort”, deklaroi kryesocialisti. Rama tha që në Konngresin e së shtunës PS do të paraqesë një program tërësisht të ri, ku i jepet fund taksimit të të gjithëve njëlloj, mbështetet ndryshimi i shumëpritur në shëndetësi e arsim, ndryshimi i qeverisjes së territorit dhe mjedisit si edhe një alternative e re e Shqipërisë evropiane. a.q/NOA

KOMENTE