Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lindja e një Turqie të sertë
English

Lindja e një Turqie të sertë

Nga Shlomo Avineri Jerusalem - Vala e fundit e aksioneve ushtarake turke kundër kurdëve në Irakun verior është një indikacion se, disi papritur – por edhe larg mendsh – politika e jashtme turke ka shënuar në dy vjetët e fundit një ndryshim prej 180 shkallësh. Ofensiva turke gjithashtu është një indikacion se këto ndryshime shkojnë përtej tensioneve të fundit ndërmjet Turqisë dhe Izraelit, që janë vetëm anë sipërfaqësore e një trendi me rrënjë më të thella. Para pak vjetësh, përpara se Bashkimi Evropian t’ia përplaste Turqisë derën fytyrës (ani pse ishin shënuar disa reforma të theksuara ushtarake dhe të drejtësisë nga Partia e Zhvillimit dhe e Drejtësisë (AKP) që ka pushtetin), Turqia riorientoi politikën prej Evropës nga rajoni përreth. Politika “zero konflikte me fqinjët” e ministrit të Jashtëm, Ahmet Davutoglu, ia dha këtij riorientimi themelin e tij strategjik dhe teorik. Duke hapur një faqe të re mbresëlënëse, Turqia u hap ndaj Armenisë; zbuti qëndrimin e saj karshi Qipros, u mundua ta joshte Iranin në një dialog pasiv me Perëndimin; bindi Sirinë të sheshonte belanë e moçme kufitare; dhe si arritje kulmore, lançoi bisedimet paqësore ndërmjet Sirisë dhe Izraelit. Megjithatë, ende këto politika të fqinjësisë së mirë nuk kanë dhënë rezultatet e pritura. Qasja me Armeninë nuk funksionoi si në fillim; asnjë progres i theksuar nuk është shënuar në raportet me Qipron, veçanërisht pasi një lider më pak i përshtatshëm është zgjedhur në krye të Republikës Turke të Qipros Veriore(një entitet i pranuar vetëm nga Turqia); hapja karshi Iranit nuk e dobësoi qëndrimin e mullahëve lidhur me programin bërthamor(dhe ashpërsoi marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës); dështuan bisedimet ndërmjet Sirisë dhe Izraelit; dhe pjesëmarrjes turke në flotën e Gazës në vitin 2010, dhe kundërpërgjigja brutale izraelite ndaj flotës, sinjalizoi fundin e dekadave të bashkëpunimit ndërmjet Turqisë dhe Izraelit. Duke ua vënë kapakun të gjithë këtyre, presidenti sirian, Bashar al-Assad, aleati më i ngushtë i ri i Turqisë, doli se ishte tirani më represiv dhe më i përgjakshëm i rajonit. Assadi kohën më të madhe të këtij viti e ka kaluar duke vrarë popullin e tij, derisa vazhdojnë protestat për liberalizim dhe reformim. Ani pse ka shënuar të gjitha këto dështime, statusi strategjik i Turqisë nuk ka vuajtur shumë, pjesërisht për shkak të zvogëlimit të angazhimit amerikan nën presidentin Barack Obama, që ia mundësoi Turqisë të plotësonte vakuumin e fuqisë rajonale. Pranvera arabe, pavarësisht se ende nuk ka një përfundim konsistent, si dhe dobësimit të rolit të Egjiptit në politikën rajonale, iu bë e mundshme kryeministrit Recep Tayyip Erdogan ta poziciononte Turqinë – dhe veten e tij – si lidere e bllokut mysliman dhe një model të bashkëpunimit ndërmjet islamit dhe demokracisë. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, fitorja e AKP-së në zgjedhjet e fundit parlamentare e ka trimëruar Erdoganin t’u japë zjarr ambicieve putineske. E gjithë kjo tregon ambivalenten e ndërtuar në politikën e “zero konfliktit” të Davutoglut. Derisa në fillim shikohej si paqësore dhe e moderuara, është hijezuar nga këndvështrim i Turqisë si fuqi rajonale hegjemoniste – si një arbitër konfliktesh, por ditëve të fundit edhe si fuqi që u jep zemër pikëpamjeve të veta te lojtarët më të vegjël. Nuk do të ishte korrekte të cilësohej “neo-osmane” sjellja e Turqisë, por disa vende fqinje, pasi e kishin pritur si ndërmjetësuese dhe lehtësuese, tani mund ta konsiderojnë një fqinj të sertë. Politika e riorientimit e Erdoganit karshi Izraelit mund të kuptohet si një përpjekje jo vetëm për t’i hedhur poshtë dyshimet tradicionale arabe ndaj Turqisë, duke marrë parasysh të kaluarën e saj imperiale, por edhe një që e përfaqëson një alternativë më të moderuar islamike ndaj Iranit teokratik dhe presidentit të tij të paparashikueshëm. Megjithatë është sfidues fakti që Erdogan është kërcënuar se është i gatshëm të aktivizojë anijet ushtarake në flotat në Gazë dhe që është i gatshëm të përdorë dhunën në zonën qipriote ku po bëhen kërkime për burime gazi. Erdogan ka paralajmëruar për një kërcitje diplomatike me Bashkimin Evropian nëse vitin e ardhshëm Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së. Në të njëjtën kohë, kalimet kufitare ushtarake në Irakun verior për t’i ndjekur gueriljet kurde, sugjerojnë për ashpërsim të politikave antikurde. Tërheqja e trupave amerikane nga Iraku e ka trimëruar Turqinë për të krijuar një kordon sanitar në anën irakiane të kufirit – dhe mbase për të krijuar një kundërbaraspeshë të ndikimit iranian në Qeverinë e prirë nga shiitët në Bagdad. Dhe derisa Turqia ia ka lejuar Perëndimit vendosjen e radarëve dhe ka kapur një anije siriane përplot armë, të cilat do të mund ta kënaqnin Perëndimin, politikat e saj gjithashtu po fokusohen në fuqinë “e sertë” ushtarake. Ngjashëm, vizita e fundit e Erdoganit në Egjipt, Libi dhe Tunizi e sjell ambivalenten në pretendimin e ri të një Turqie hegjemoni rajonale. Derisa junta ushtarake egjiptiane e mirëpriti Erdoganin, shumë evropianë u sikletuan se po i joshte ata – dhe arabët e tjerë – të ndiqnin politikat turke dhe ta merrnin Turqinë si liderin e tyre mysliman. Një sulltanat i ri? Erdoganin si një Selaudin të ri? Turqia ka një rol shumë të rëndësishëm në rajon. Mund të jetë një urë ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes, ndërmjet islamit dhe modernitetit, dhe ndërmjet Izraelit dhe arabëve. Ajo rrezikon të shkojë drejt një fuqie arrogante, që në të kaluarën ka korruptuar dhe mënjanuar shumë shtete.

Autori është profesor i shkencave politike në Universitetin Hebraik të Jerusalemit dhe ka qenë drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Izraelit. Komenti është botuar së pari në rrjetin e gazetarisë, “Project Syndicate”

KOMENTE