Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Statistikat: 28.5% e degëve bankare në Shqipëri, filiale të bankave greke
English

Statistikat: 28.5% e degëve bankare në Shqipëri, filiale të bankave greke

Athinë, 25 tetor, NOA - 28.5% e degëve bankare që funksionojnë në Shqipëri aktualisht, u takojnë filialeve të bankave greke. Ndërkaq, 21.6% e kuadrit bankar është i punësuar në bankat greke. Këto janë të dhënat më të fundit të komunikuara nga Unioni i Bankave Shqiptare, cituar edhe nga mediat greke, si përshembull agjencia e lajmeve ANA. Ato tregojnë më tej se filialet e bankave greke që veprojnë në Shqipëri në vitin 2010, kontrollonin 24.4% të vlerës së totalit të elementeve aktive të tregut bankar në Shqipëri. Bëhet fjalë për një vlerë prej 1.7 miliardë eurosh si edhe 20.6% të totalit të vlerës së depozitave.

“Bankat greke që kanë filiale bankare dhe degë në Shqipëri janë:

Alpha Bank (48 degë), filiali i Bankës së Pireut; Tirana Bank, (49 degë). Gjatë vitit 2010 kjo bankë vuri ne funksionim edhe tre agjenci të reja, Banka Kombëtare Greke (5 degë). Rrjeti i kësaj banke përbëhet nga 25 agjenci dhe Banka Emporiki (që i përket francezes Credit Agricole), ka 13 degë dhe 11 agjenci.

Gjatë vitit 2010, kjo bankë e shtoi aktivitetin e saj me 3 degë dhe 1 agjenci”, citon më pas ANA. Duke përfunduar se sektori bankar në Shqipëri mori zhvillim në tre vitet e fundit.

“Një faktor për përmirësimin e autoritetit të tij, përbën vendimi i Bankës Qendrore Shqiptare për të rivendosur nivelin e normës së interesit bazë në kufijtë e marsit të 2011, domethënë në 5% nga 5.25% që ishte në fuqi me 4 tetor të këtij viti”, citon artikulli në fjalë.

Duke përfunduar se nga të dhënat e Unionit Bankar Shqiptar, të cilave u referohet në buletinin e tij zyra e Çështjeve Ekonomike e Tregtare e ambasadës së Greqisë në Tiranë, rezulton se në vitin 2010, tregu bankar në Shqipëri vazhdoi shtrirjen e tij edhe pse me ritme vjetore më të ulëta, krahasuar me vitet e tjera.

Zhvillimi i shërbimeve bankare kap vlerën 5% për bankat e mëdha dhe 18% për ato më të vogla.

n.e/NOA

KOMENTE