English

Tërmeti në Turqi, 366 bilanci i deritanishëm i viktimave

Stamboll, 25 tetor 2011, NOA – Bilanci i deritanishëm i tërmetit të dhunshëm që goditi provincën lindore të Vanit në Turqi të shtunën është rritur në 366 viktima, ndërkohë që numri i të plagosur është 1301 persona. Agjencia Reuters citon autoritetet përgjegjëse turke për katastrofat natyrore dhe emergjencat civile që konfirmojnë se nga lëkundjet e forta të tërmetit me magnitudë 7.2 ballë të shkallës Rihter u shembën përdhe 2262 ndërtesa. Bilanci i viktimave lëviz nga momenti në moment. Më herët u njoftua për 279 të vdekur. Pas tërmetit ekspertët e Qendrës Sizmologjike të Turqisë lajmëruan se dyshohet për afro njëmijë viktima të mbetura nën rrënoja. Epiqendra e tërmetit ishte provinca e Vanit në lindje të Turqisë, që gjendet pranë kufirit me Iranin, një krahinë potenciale ndaj tërmeteve. Lëkundja e fortë e tërmetit me epiqendër fshatin Tabanli të qytetit lindor të Vanit u regjistrua në orën 13.41 me orën lokale turke apo (12.41 me orën tonë) pas mesditës së të shtunës. mit/NOA

KOMENTE