Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi- investitorëve: Ja pse ia vlen investimi në Kosovë
English

Thaçi- investitorëve: Ja pse ia vlen investimi në Kosovë

Prishtinë, 25 tetor 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në fjalën e mbajtur në Forumin Ekonomik të Vjenës prezantoi të arriturat dhe sfidat e Kosovës në aspektin e zhvillimit ekonomik. Ai tha se Qeveria e Kosovës në kuadër të prioriteteve strategjike ka identifikuar Zhvillimin e Sektorit Privat si gjenerator të aktiviteteve afariste, ndërsa investimet e huaja konsiderohen si kontribuues i rëndësishëm në këtë aspekt.

Thaçi listoi një sërë arsyesh që sipas tij ja vlejnë të investohet në Kosovë:

- Fuqia punëtore e re, entuziaste dhe e gatshme për të përvetësuar njohuri dhe shkathtësi të reja; kjo dëshmohet sidomos me rritjen e numrit të atyre që vazhdojnë me arsim të lartë brenda dhe jashtë vendit; - Resurset natyrore, sidomos ato në fushën e energjetikës dhe të minierave; - Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve publike e së shpejti edhe i disa pjesëve të ndërmarrjeve shoqërore; - Kërkesa e lartë e tregut për produkte dhe tregu në rritje; - Politika e favorshme tatimore; - Përdorimi i Euros si valutë; - Qasja në tregjet rajonale dhe evropiane e mundësuar nga pozita gjeografike e Republikës së Kosovës; - Marrëveshjet për Tregti të Lirë, siç janë CEFTA, si dhe Masat Preferenciale me BE dhe me SHBA - Arsye tjetër për të investuar në Republikën e Kosovës është edhe përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për të përmirësuar rrethinën afariste, përfshirë këtu infrastrukturën ligjore dhe fizike si dhe për të përmirësuar përshtatjen e kurikulave me kërkesat e tregut;

Sipas tij arsyet e listimit të këtyre faktorëve janë kërkesa e lartë e tregut, rritja e tregut dhe pozita gjeografike. Ai u bëri thirrje investitorëve që të investojnë në Kosovë, të vizitojnë Kosovën, të takohen me institucionet përkatëse, me shoqatat afariste, si dhe me biznese kosovare, ku do të informohen në detaje për mundësitë e investimeve. a.y/NOA

KOMENTE