English

Trupat e Gheddafit dhe të birit dërgohen në një vend sekret

Misrata, 25 tetor 2011, NOA – Trupat e kolonelit libian Muammar Gheddafi dhe të birit Mutassim, ish-shefi i Forcave të Armatosura libiane janë transportuar në orët e natës së të hënës nga frigoriferi në Misrata ku u vendosën pas vrasjes në 20 tetor, në një vend të fshehtë. Trupat e pajetë të Gheddafit dhe të birit do të varrosen të martën në një vend sekret në shkretëtirën libiane. Burime nga Këshilli Tranzitor i Libisë saktësojnë se për dorëzimin e trupave të ish-udhëheqësit dhe të birit nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje me tribunë e Gheddafit, Kadafia. mit/NOA

KOMENTE