English

Parashikimi i motit për 27 tetor 2011

Tiranë, 26 tetor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, dita e nesërme do të karakterizohet nga vranësira në të gjithë vendin por në mesditë në zonat e ulëta dhe bregdetare do të ketë intervale të shkurtra kthjellimesh. Për sa i përket zonave malore do të dominohen nga vranësira dhe shira të dobët.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet në kushte të motit të vranët pothuajse në të gjithë territorin ku sërish grumbullimi i vranësirave në zonat lindore do të gjenerojnë shira të dobët dhe lokale ndërsa zona e ulët dhe vija bregdetare do të dominohen nga vranësira dhe intervale të shkurta me kthjellime. Kjo paqëndrueshmëri atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie me 2 – 3 gradë të temperaturave në vend.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h dhe drejtim jugperëndimor duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe jonit dallgëzim 2 ballë.

Europa

Nesër, Europa veriperëndimore dhe Europa Jugperëndimore do të mbeten në kushtet e motit të paqëndrueshëm pasi vranësirat dhe shirat me intensitet të lartë do të dominojnë gjatë gjithë ditës. Problematike do të paraqitet situata në Francë, Spanjë dhe Portugali ku reshjet e shiut do të bien me intensitet të lartë dhe do të shoqërohen me stuhi të forta ere. Gjithashtu edhe vendet Nordike do të dominohen nga vranësirat dhe reshjet e shiut dhe të dëborës. Reshje më të dendura shiu dhe dëbore do të ketë në Suedi ku ulja e temperaturave në të dy vlerat do të sjellë probleme nga ngricat në akset rrugore. Edhe Rajoni i Mesdheut sidomos Ballkani verior do të mbeten me vranësira dhe shira të dobët gjatë gjithë ditës. Ndërsa Europa Lindore, Veriore, një pjesë e Europës Qendrore dhe Europa Juglindore do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Portugalia do të mbetet me shira intensive dhe stuhi të forta ere

- Brigjet detare të Spanjës rrezikohen nga dallgëzimi i lartë në det

- Vendet Nordike do të rrezikojnë shira dhe dëborë të dendur

a.y/NOA

KOMENTE