Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Bashkia nuk do të mbyllë më sytë ndaj abuzimit me konsumatorin
English

Basha: Bashkia nuk do të mbyllë më sytë ndaj abuzimit me konsumatorin

Tiranë, 27 tetor 2011, NOA – Pas nënshkrimit të marrëveshjes për Hipotekat me ministrinë e Drejtësisë, Bashkia e Tiranës nënshkroi sot një tjetër marrëveshje, këtë herë me ministrinë e Bujqësisë, për mbrojtjen e konsumatorëve. Kryebashkiaku Lulzim Basha përpara nënshkrimit të marrëveshjes me ministrin e Bujqësisë, Genc Ruli, deklaroi se marrëveshja do të sjellë një bashkëpunim të qeverisë lokale me atë qendrore në mbrojtjen e konsumatorit dhe ndëshkimin e abuzuesve ndaj tyre. “Bashkia e Tiranës do të ushtrojë të gjitha kompetencat e pushtetit lokal. Bashkia nuk do të mbyllë më sytë ndaj abuzimit me konsumatorët, në mallra e shërbime, dhe kjo marrëveshje bën të mundur që përgjegjësitë tona të jenë të plota”, theksoi zoti Basha. Sipas kryebashkiakut, marrëveshja do të sjellë edhe përmirësimin e cilësisë së mallrave në treg. “Kjo marrëveshje nuk do të mbetet vetëm një dokument në letër, por do të jetë një fakt i bashkëpunimit në terren dhe moslënies së asnjë hapësire për abuzuesit, në mbrojtjen e konsumatorit, dhe rritjen e cilësisë së mallrave dhe shërbimeve”, tha kryebashkiaku i Tiranës. Ai nënvizoi se Agjencia e Konsumatorit në BT, që ka marrë përsipër zbatimin në terren të marrëveshjes, do të ketë një punë jo të lehtë, por nga ana tjetër do të përcjellë për konsumatorët edhe një shërbim mbi aspekte të veçanta të tregut në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se synimi i institucionit që drejton është jo vetëm të shtojë impaktin e Agjencisë së Konsumatorit, por që të arrijë në një impakt më të gjerë qytetar, që mund të arrihet përmes bashkëpunimit me qeverinë qendrore dhe vetë dëgjesave të qytetarëve. Këtu, kryebashkiaku i Tiranës u shpreh se BT do të dëgjojë të gjitha ankesat e qytetarëve, dhe jo vetëm do t’i regjistrojë ato siç ka ndodhur në të shkuarën, por do të ndërveprojë menjëherë, për të vënë në jetë zërin e konsumatorit. “Është vizion i Bashkisë së Tiranës, përfshirja e qytetarëve, edukimi i qytetarëve dhe bizneseve, që kërkon jo vetëm resurse, por edhe bashkëveprim mes strukturave të Bashkisë dhe qeverisë qendrore”, tha qytetari i parë i Tiranës. Ndërkohë ministri i Bujqësisë, Genc Ruli bëri me dije se marrëveshja nuk ka vlerë simbolike, por reale. Zoti Ruli nënvizoi se në vend ka ende probleme me sigurinë ushqimore, dhe kjo marrëveshje bashkëpunimi bën që të kontrolli i produkteve, që i ofrohen konsumatorit, të jetë sa më efektiv. “Ne si ministri e quajmë tejet të dobishme, në mënyrë që të shtrijmë kontrollin dhe mbulimin e sigurisë ushqimore në të tërë vendin”, tha ministri i Bujqësisë. Ai shprehu bindjen se së shpejti konsumatori në Tiranë do të shohë rezultatet e marrëveshjes së saponënshkruar. mit/NOA

KOMENTE