English

Gati filmi biografik i Michael Jackson

Londër, 27 tetor NOA - “Michael Jackson: Jeta E Një Ikone”, është ky titulli i filmit biografik që do të realizohet mbi yllin e popit dhe që është realizuar nga David Gest. Në Evropë ky film pritet të dalë në sallat e kinemasë gjatë muajit nëntor. Katherine, e ëma e Michael, në lidhje me këtë event ka deklaruar: “Ky film është shumë prekës dhe të çon deri në lot. Ky film më ën fund do të bëjë që njerëzit të kuptojnë se kush ishte realisht Micheal, përtej botës së muzikës”. Për lançimin botëror të këtij filmi, do të mbahet një event në Londër, më 2 nëntor në Empire Leicester Square,në të cilin do të jetë e ftuar dhe familja Jackson. r.b/NOA

KOMENTE