Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryesia e PS, miraton programin dhe statutin
English

Kryesia e PS, miraton programin dhe statutin

Tiranë, 27 tetor 2011, NOA – Ka zgjatur vetëm 30 minuta mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste. Në mbledhjen e kryesuar nga kryesocialisti Edi Rama munguan disa prej 16 anëtarëve, mes të cilëve edhe Arben Malaj. Burime brenda takimit thanë së anëtarët kanë miratuar pa asnjë votë kundër ndryshimet e propozuara nga grupi i punës në statutin e PS si dhe programin e ri politik.

Kjo është mbledhja e fundit e kësaj kryesie pasi të shtunën, më 5 nëntor delegatët e Kongresit do të votojnë mes të tjerash edhe për forumet drejtuese të partisë si Asambleja Kombëtare dhe kryesia. Ndërkohë, bëhet e ditur se pritet që brenda javës së ardhshme të mbahet edhe Asambleja Kombëtare, e cila do të votojë vendimet e kryesisë përpara se ato t’i kalojnë Kongresit.

a.q/NOA

KOMENTE