English

Nesër, 3 bashki dhe komunat përreth pa drita

Burrel, 27 tetor 2011, NOA- Ditën e nesërme disa qytete dhe zonat përreth tyre do të vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike si rrjedhojë e disa punimeve që do të bëhen në dy linja, konkretisht në linjën 110kV kV Ulëz- Burrel dhe linjën 110kV kV Burrel - Suç- Bulqizë. Mësohet se zonat që furnizohen nga këto linja do të vuajnë nesër nga mungesa e energjisë elektrike nga ora 08:00 deri orën 15:00. Ndërkaq zonat që do të kenë kufizim të energjisë elektrike janë: Bashkitë Peshkopi, Bulqizë, Klos si dhe Komunat; Tomin, Kastriot, Selishte, Arras, Zall Dardhë, Lurë, Kurdari, Lis, Gurrë, Xibër, Maqellarë, Shupenzë, Gjoricë, Fushë Aliaj dhe Oster.

a.y/NOA

KOMENTE