Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Niset për pushime, gjendet i vdekur në greminë
English

Niset për pushime, gjendet i vdekur në greminë

Lonigo, 27 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një djalë i ri i moshës 24 vjeçare kishte dalë nga shtëpia për të shkuar me pushime për disa ditë, por që nga dita e hënë dhe deri më sot nuk kishte kontaktuar me asnjë nga familjarët.

I zhdukuri ishte emigrant në Itali së bashku me familjen e tij dhe dyshohet se mund të ketë vdekur të hënën në darkë, ndërsa u gjet i pajetë paraditen e sotme bashkë me makinën e cila kishte rënë në një greminë përgjatë rrugës që të çon në zonën e Ponte Spin, në afërsi të fshatit Lonigo.

Shoferi Neritan Shahini 24 vjeç me origjinë shqiptare të hënën në mbrëmje ishte larguar nga shtëpia, duke përshëndetur familjarët pasi ndërmarrja i kishte dhënë 3 ditë pushim dhe po atë ditë kishte tërhequr disa para. Prindërit me origjinë nga Durrësi nuk arrinin të lidheshin në telefon me të deri të mërkurën, ndërsa sipas hetimeve të policisë thuhet se i riu kishte dalë nga rruga pas një kthese të fortë duke përfunduar në një kanal, duke menduar se makina ishte rrotulluar në mënyrë të tillë sa çoi në përfundimin fatal për të riun. Djali kishte përfunduar në mes të disa llamarinave të makinës dhe e kishte rripin e sigurisë ende të lidhur...por ishte i pajetë.

Makina kishte rënë poshtë mbi tre metra nga niveli i rrugës dhe ishte mbuluar me ujë si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, ndërsa aksidenti në fjalë ndodhi vetëm pak metra nga shtëpia e viktimës. Ndërkaq mësohet se edhe të hënën ditë kur i riu humbi kontaktet me familjarët, binte shi i rrëmbyer dhe nga ana e policisë nuk është përjashtuar mundësia që makina të ketë dalë nga rruga si pasojë e rrëshqitjes.

Ndërkaq ndaj trupit të të riut do zhvillohet autopsia si dhe ekspertiza e makinës për të shqyrtuar të gjitha mundësitë e ngjarjes si dhe mundësinë e përfshirjes së një tjetër mjeti.

a.y/NOA

KOMENTE