Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 27 tetor 2011
English

Pasqyra e shtypit, 27 tetor 2011

Tiranë, 27 tetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 27 tetor 2011.

Gazeta Mapo çelet me titullin kryesor: “Oficeri i SHISH. Bashkëshortja: Rrëfej orët e fundit me tim shoq”. Argumente të tjerë: “Hamdi Ferhati, operatori i Hoxhës që agjëronte për Ramazan”; “Malaj: Kongresi i 5 nëntorit do keqpërdoret për ambicie personale”; “Berisha propozon tre kandidaturat për Bankën e Shqipërisë”; “Digjen kutitë e Tiranës, Prokuroria nuk bëri kërkesë”; “Onkologjiku, zbardhet skema e vjedhjes së ilaçeve kundër tumorit”; “Nga Artan Fuga: A mund të përcaktohet kufiri i borxhit publik me Kushtetutë”; “Nga Ardian Civici: Arsyet dhe pikëpyetjet e rregullit të artë botëror”.

Gazeta “Panorama” hapet me argumentin kryesor të ditës: “Shenja në kokë. Oficeri i SHISH-it u godit para se të digjej”. Tituj të tjerë: “Greta Koçi: Më kërcënojnë në telefon. I akuzuari: Babai i saj më ka borxh”; “Nga Armand Shkullaku: Këtu është Vetëvendosja”; “Libri i Blendi Fevziut. Zbulohet letra që Aurel Plasari i dërgoi Enver Hoxhës për të drejtën për studime”; “Nga Anastas Angjeli: Samiti i BE dhe sfida e krizës së borxheve”.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Shenja dhune në trupin e Çopës”. Tituj të tjerë të ditës: “Guvernatori i ri, Qeveria fut Fullanin në listën e kandidatëve”; “Shqypni tavolinash nga Artan Lame: Dritëro”; “Greqia anulon pensionet për 3500 pleq shqiptarë”; “Centralet, nxirret në shitje Vjosa”; “Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Lavdërim Tufën”; “Venizelos, ambicia e humbur e kryefinancierit të Greqisë”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Arben Malaj: Kongresi, si do të përdoret nga Rama”. Argumente të tjerë: “Britania në alarm për Sadushin e bandës Kateshi”; “Paskal Milo: Humbja e këshillave në qarqe, PS ta kërkojë fajin te vetja”; “Nga Albert Frashëri: E folmja e profesorit”; “Vdekja e oficerit të SHISH, hetohet vrasja pas provash të tjera”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: Shqiptare: “Flet Gilman Bakalli. Të pakënaqurit e PD në partinë e Bamir Topit”. Tituj të tjerë: “Intervista me autorin e librit. Blendi Fevziu: Enver Hoxha Homoseksual? Ja e vërteta”; “Pas Ilir Beqjas, Paulina Hoxha: KQZ më mban peng mandatin e deputetit”; “9 muaj burg babait të Lorik Canës”.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës: “Ekspertiza: Oficeri i SHISH-it me gjuhë të këputur”. Tituj të tjerë: “QSUT, shefat në konflikt për kryeinfermieret”; “Nga Albin Kurti: Letër e hapur ambasadorit”; “Si përdoren fondet për Gay-t në Shqipëri”; “Para nga fondi rezervë për lobistët e qeverisë”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA

KOMENTE