Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS e PD bashkojnë votat për 3 projektligje
English

PS e PD bashkojnë votat për 3 projektligje

Tiranë, 27 tetor 2011, NOA- Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë bashkuar votat në seancën parlamentare për të votuar tre projektligje të parashikuara në rendin e ditës.

Me 124 vota pro u miratua projektligji, “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për lëvizjen e ndërsjelltë të shtetasve”.

Një tjetër projektligj ka marrë 110 pro, 1 kundër dhe 11 abstenim dhe ai është projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për lëvizjen e ndërsjelltë të shtetasve”.

Projektligji i tretë që ka bërë bashkë 120 vota të majta e të djathta pro dhe 3 abstenim ka qenë ai “Për një ndryshim në ligjin nr. 9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, ndërsa aktualisht po vijojnë diskutimet jashtë rendit të ditës.

a.y/NOA

KOMENTE