Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Samiti i BE dhe sfidat e krizës së borxheve
English

Samiti i BE dhe sfidat e krizës së borxheve

Nga Anastas Angjeli

Fundjava që lamë pas dhe kjo javë në vazhdim konsiderohen si me intensivet për vendet e BE-së, të cilat u mblodhën në Bruksel, në Samitin e tyre, ndoshta nga më të rëndësishmit për nga rëndësia e problemeve, që shqyrtoi vendimmarrjen e saj dhe domosdoshmërinë e përballjen me sfidat dhe zhvillimet e ardhshme në eurozonë etj., qëkur kriza ekonomike e financiare globale mbërtheu në mëngën e saj dhe tronditi thellë, përmes krizës së borxheve, vendet e eurozonës. Kjo spikati që në fjalën e hapjes të këtij samiti, ku presidenti BE-së, Herman Van Rompuy, theksoi jo vetëm rëndësinë e momentit, por la të kuptohet se do të ishin të dëshirueshme vendime efikase dhe përfundimtare për zgjidhjen e problemeve të shumta dhe të rënda që ka krijuar kjo krizë: “Sfidat aktuale ekonomike janë thellësisht serioze: norma të ulëta të rritjes ekonomike, papunësia në rritje, presionet mbi bankat dhe rreziqet në bonot qeveritare te shteteve. Takimet tona në këtë samit, janë ndoshta hapat më të rëndësishëm për përballimin e krizës”, tha Herman van Rompuy. Ndërsa presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, në prag të këtij samiti deklaroi se: “Është një moment jetik që mund të jetë vendimtar për euron dhe të ardhmen europiane dhe që kërkon përgjigje globale të menjëhershme”. Kriza dhe ngërçi i euros po shkakton tensione në rrafshe shumëplanëshe. Samiti, ndonëse pa një rezultat të deritanishëm (vendimet që priteshin të merreshin të mërkurën duket se janë shtyrë) është shoqëruar me bisedime të “dendura”, replika dhe përplasje konceptesh mes liderëve kryesorë të BE-së (përplasja në koncept midis presidentit francez, Nicolas Sarkozy dhe kancelares gjermane Angela Merkel, midis kryeministrit britanik David Cameron me presidentin francez, Nikolas Sarkozy, ndërsa kryeministri italian Berluskoni nuk mund të rinte pa replikuar me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Nicolas Sarkozy). Megjithatë, hapja të premten e kaluar e këtij samiti nuk mund të bëhej “pa bekimin e presidentit amerikan Obama”. Këtij qëllimi besohet se i shërbeu fakti që kancelarja gjermane, Angela Merkel, telefonoi pasditen e së premtes Presidentin e SHBA-ve, Barack Obama, për të diskutuar rreth krizës së borxheve në eurozonë. ÇFARE U DISKUTUA DHE (NUK) U VENDOS NE KETE SAMIT Megjithëse Samiti i BE-së i nisi punimet e veta “në Bruksel me të gjitha çështjet kyçe të hapura” dhe ende të pambyllura (vendimmarrja e ditës së mërkurë është shtyrë), ai konsiderohet si një përpjekje nga më të mëdhatë, më seriozet dhe më të vështirat e 27 liderëve europianë, për të dhënë përgjigje të plotë për krizën aktuale të borxheve. Liderët europianë kanë nisur dhe ende po vazhdojnë një javë bisedimesh që synojnë zgjidhjen e krizës së borxhit dhe mbajtjen e një recesioni tjetër sa më larg eurozonës që të jetë e mundur. Natyrisht, një plan (program) veprimesh dhe një axhendë është miratuar, e cila ka në themel një paketë që përmbante çështje dhe objektiva të rëndësishme dhe të ndërlidhura mes tyre, si: - Rikapitalizim i bankave. Megjithatë, zhvillim pozitiv është marrëveshja kornizë për rikapitalizimin e bankave europiane, e cila përfundoi ndërmjet 27 ministrave të Financave pas dhjetë orësh bisedime, ndërsa udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës kanë shprehur optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje ambicioze globale në Samitin e eurozonës gjatë ditëve në vazhdim. Ministrat e Financave thuhet se kanë rënë dakord mbi nevojën për ndihmën e 108 miliardë eurove për bankat europiane për të forcuar në rastin e ristrukturimit të borxhit grek, si dhe kundër rreziqeve të krizës. Udhëheqësit e shteteve të eurozonës ranë dakord që të forcojnë ligjet që do t’i detyrojnë bankat të mbrohen më mirë nga humbjet e mundshme të së ardhmes, ndërsa është aprovuar në parim edhe grumbullimi i një fondi emergjence, që do të përdoret në rastin e ndonjë kolapsi të mundshëm financiar. - Forcimi i Fondit Europian të Stabilitetit Financiar (EFSF). Franca dëshiron që fondi i shpëtimit të bëhet praktikisht një bankë. Ajo pastaj do të mund të huazonte para nga Banka Qendrore Europiane. Por, sipas pikëpamjes gjermane, kjo do të rriste rrezikun për taksapaguesit. Përveç kësaj, Berlini i druhet një inflacioni të mundshëm. Mosmarrëveshjet me Francën sa u përket të ashtuquajturave “leva” të ombrellës së shpëtimit EFSF janë edhe arsyeja përse Parlamenti gjerman arriti vetëm dje ta miratoje projektin e shpëtimit të euros (EFSF). - Kontribut më të madh të sektorit privat. Sfida në këtë pikëpamje ka të bëjë me bindjen e kreditorëve të sektorit privat për të pranuar humbjet nga një ristrukturimi i borxhit grek (rreth 100 miliardë euro) dhe si këmbim rikapitalizimin e institucioneve financiare, të cilat do të jenë në nevojë. Informacionet bëjnë fjalë për një “qethje” të nivelit 50-60% të borxhit grek (borxh, i cili i takon sektorit privat). - Program i ri i ndihmës për Greqinë. Ristrukturimi i borxhit grek duket se është i pashmangshëm dhe sipas të gjitha gjasave, mund të jetë i nivelit 50-60%. Por, masat që duhet të ndërmerren për të rivitalizuar ekonominë greke dhe për ta sjellë atë në një periudhë rritjeje duhet të jenë më vendimtare. Siç u theksua edhe në muajin gusht në planin europian për të ndihmuar Greqinë përfshiheshin edhe masa të rëndësishme si fluks investimesh të shteteve europiane (Gjermani, Francë), me qëllim uljen e papunësisë. Mbetet për të parë se sa do të realizohen këto masa. Përsa i përket qeverisë greke, ajo është treguar e vendosur për të ndërmarrë reformat e nevojshme. Dhe këto reforma ndërmerren në një kohë kur grevat në vend nuk pushojnë dhe indinjata shoqërore sa vjen e shtohet. Javën e kaluar Parlamenti grek votoi një paketë të re masash shtrënguese, të cilat përfshinin edhe vendosjen në rezervë të rreth 30 000 nëpunësish civilë. Këto masa, siç pritej, u shoqëruan me protesta të mëdha në të gjithë vendin. MATERIALI “SEKRET” I FMN-së PER “QETHJEN” E BORXHIT GREK. Ndërsa në Bruksel Samiti vazhdon dhe përpjekjet që Greqia të përfitojë tranzhin e radhës së ndihmës për t’u përballur me kaosin e krizës së borxhit dhe recesionin ku është zhytur, një material i klasifikuar si “konfidencial” nga Fondi Monetar Ndërkombëtar i jep një goditje tjetër të paparashikuar përpjekjeve të Greqisë për të shmangur “qethjen” (haircut) e madhe të nivelit prej 60% të borxhit. Ky material (Greece: Debt sustainability analysis) i datës 21 tetor, ka të bëjë me qëndrueshmërinë e borxhit grek. Sipas këtij dokumenti, që nga rishikimi i programit të stabilizimit në muajin qershor, gjendja në Greqi është përkeqësuar dhe ekonomia e saj është ndikuar më shumë nga recesioni, sesa nga reformat e ndërmarra për rritjen e prodhimtarisë. Sipas raportit, qeveria greke, me gjithë vështirësitë, është përpjekur të mbajë premtimet e saj, por theksohet se ka nevojë për rishikim të politikave. Ky raport e vendos problemin grek në një afat kohor deri në vitin 2030 dhe sipas studimit, parashikohet rifutja e Greqisë në tregjet ndërkombëtare vetëm në vitin 2021. Në mënyrë që borxhi grek të shndërrohet në i qëndrueshëm duhet të ekzistojë një mbështetje (shumë optimiste) si nga sektori shtetëror, edhe nga ai privat. Theksohet se pjesëmarrja (qoftë edhe e madhe) e sektorit privat nuk mjafton dhe nevojitet një mbështetje e madhe nga shteti. Dhe në këtë këndvështrim, qëndrueshmëria e borxhit grek varet nga vendosmëria e sektorit shtetëror për t’iu përmbajtur reformave. Sipas raportit, ka katër arsye se pse duhet të rishikohet strategjia e deritanishme e përballimit të krizës greke: 1) Rimëkëmbja e ekonomisë, e cila është më e ngadaltë sesa parashikohej. Recesioni parashikohet të vazhdojë edhe këtë vit (parashikohet tkurrje prej 5.59% e GDP), por edhe vitin e ardhshëm (parashikohet tkurrje prej 3%). FMN parashikon rritje prej 1.25% për periudhën 2013-2014, rritje mesatare prej 2.66% për periudhën 2015-2020 dhe rritje mesatare prej 1.66% për periudhën 2021-2030. 2) Ritmi i ngadaltë i privatizimeve. 3) Vonesa në shfaqjen e suficitit fillestar. 4) Kthimi i vonuar (sipas parashikimeve) i vendit në tregjet ndërkombëtare (parashikohet në vitin 2021). Për këto arsye, borxhi grek do të vazhdojë të grumbullohet si përqindje e GDP për të arritur në nivelin 186% në vitin 2013, dhe të zvogëlohet (vetëm) në nivelin 152% në fund të vitit 2020 dhe në nivelin 130% në fund të vitit 2030. Por, nuk përjashtohet mundësia që (për shkak të recensionit që mund të sjellë nënvleftësimi i brendshëm i Greqisë si dhe kushtet jo të favorshme ndërkombëtare përsa i përket interesit, megjithëse Greqia gjendet jashtë tregjeve), borxhi grek të katapultohet në nivelin 208% në vitet e ardhshme. Në mënyrë që borxhi grek të jetë i qëndrueshëm, duhet një mbështetje e fuqishme si e sektorit shtetëror, edhe e atij privat, pra e të gjithë kreditorëve të vendit. Raporti këshillon mbështetje ”të gjerë, afatgjatë dhe bujare” nga ana e sektorit shtetëror dhe “pjesëmarrje të thellë nga ana e sektorit privat”. Vlerëson se me “qethjen” prej 50% të borxhit grek përqindja e tij do të arrijë vetëm nivelin 120% në vitin 2020. Për zvogëlim më të madh të borxhit do të jetë e nevojshme pjesëmarrja më e madhe e sektorit privat. Me një “qethje” të borxhit të nivelit prej 60% borxhi do të zvogëlohej në nivelin 110.5 të GDP në vitin 2020. Por tashmë është e qartë se kriza greke nuk është vetëm dhe thjesht greke. Ajo është krizë e eurozonës. Rreziqet e saj po shtrihen më gjerë… RAPORTI TRANSPARENT I FMN PER EKONOMINE DHE FINANCAT SHQIPTARE Efekti “domino” i krizës greke të borxheve u bë fakt i kryer. Irlanda, Portugalia, Spanja, pse jo dhe Italia, po përjetojnë të njëjtat “ethe” të kësaj krize. Institucionet ndërkombëtare më në zë të vlerësimit të aftësive të mundësive të marrjes dhe shlyerjes së borxheve janë shprehur dhe shprehen negativisht (zbritje në klasifikim) për këto shtete. Vetëm dje agjencia “Fitch rating” paralajmëroi Italinë duke e përfshirë atë “institucionalisht” në vorbullën e krizës së eurozonës. Debate të ndryshme ka pasur edhe lidhur me faktin nëse kjo krizë ka infektuar ekonominë dhe financat shqiptare apo jo. Dilemat e këtij debati tashmë u zgjidhën. Raporti i ditëve të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar me një transparencë të plotë ka skanuar ekonominë dhe financat shqiptare, paralajmëron qeverinë për rreziqet që i kanosen ekonomisë shqiptare nga kriza në eurozone dhe shpjegon dhe argumenton mjaft qartë arsyet dhe rekomandon edhe masat që duhet të merren. Shqetësimet kryesore të ngritura në këtë raport lidhen si me prognozimet makroekonomike jorealiste, ashtu dhe me rënien e ritmeve të rritjes ekonomike, si me rënien e mbledhjes së të ardhurave buxhetore, ashtu dhe me kryerjen e shpenzimeve tej mundësive, sidomos në situata elektorale, si me rritjen e deficitit buxhetor, ashtu dhe me rritjen e borxhit publik dhe ekonomik. Në veçanti, raporti thekson se “Shqipëria ka lidhje të forta me Greqinë dhe Italinë, jo vetëm tregtare, por edhe në tregun e punës dhe sistemin bankar. Këto dy të fundit mund të rezultojnë në pasoja substanciale, ku rreziku më i madh është ai i infektimit të sistemit bankar”, thotë raporti. Gjithashtu, në këtë raport kërcënimi i financave publike nga borxhi publik paraqitet shumë serioz dhe shqetësues për financat publike. Ndërsa borxhi publik thuhet se do të jetë 60% e GDP, ai vazhdon të jetë kërcënues pasi ai po i kalon të 750 miliardë lekët dhe është dyfishi i të ardhurave buxhetore, kreditë e këqija në bankat e nivelit të dytë janë gjashtëfishuar në krahasim me periudhën para krizës. Borxhi i pashlyer në banka, nga 3 për qind e totalit përpara krizës, është gjashtëfishuar, duke arritur në gati 18 për qind. Fondi thotë se shkaku kryesor i përkeqësimit të kredisë është dobësia e institucioneve dhe sistemit gjyqësor në vend që pengojnë ekzekutimin e garancive. Në këtë mënyrë, borxhi i keq i qeverisë arriti në 0.7 për qind e Prodhimit Kombëtar. FMN thotë se këto detyrime janë bërë një faktor rreziku për krijimin e një zinxhiri borxhesh të pashlyera në ekonomi. Nga ana tjetër, për shkak të mosrimbursimit, qeverisë i janë akumuluar detyrime të mëdha të tatimit mbi vlerën e shtuar që duhet kthyer. Nëse administrata nuk rimburson TVSH-në, FMN thotë se imazhi i Shqipërisë në sytë e investitorëve të huaj do të cenohet. Ndërsa nëse qeveria do i shlyejë këto detyrime, buxheti do të goditet jo pak. Zgjidhja e kësaj çështjeje duhet të jetë, sipas FMN-së, një nga prioritetet kyçe afatshkurtra për Shqipërinë. Raporti gjithashtu ndalet gjatë dhe te treguesit financiarë të qeverisë. FMN thotë se qeveria duhet të vërë nën kontroll financat publike, por jo me shkurtime spontane shpenzimesh, siç ka bërë deri tani, por me një programim më real të buxhetit dhe politika që mbështesin zhvillimin e ekonomisë, konsolidim dhe korrigjim të sistemit tatimor, thellimin e reformave rregullatore për biznesin, një reformë totale në sigurimet shoqërore etj. * * * Eurozona është në udhëkryq. Samiti i BE-së është dhe mbetet një shpresë për frenimin e kësaj krize, rrathët e së cilës po shpërndahen dhe po përfshijnë brenda vetes dhe vende të tjera. Ekonomia dhe financat shqiptare po përfshihen brenda këtyre rrathëve. Tani është koha më shumë se kurrë për të ndërmarrë masa të forta dhe të drejta për të mbajtur në kontroll situatën. Nesër…..?! Gazeta “Panorama”

KOMENTE