Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbët nisin të heqin barrikadat në veri
English

Serbët nisin të heqin barrikadat në veri

Mitrovicë, 27 tetor 2011, NOA - Banorët serbë të veriut të Kosovës, kanë nisur sot të heqin vetë, barrikadat e vendosura në rrugët që të çojnë për në dy vendkalimet kufitare të veriut, Jarinje e Bërnjak. Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti. “Janë duke u larguar barrikadat nga vetë banorët. Do të shohim gjatë ditës se si do të zhvillohen ngjarjet dhe do të shohim a do të ketë nevojë që edhe KFOR-i të ndërhyjnë për t’i larguar barrikadat e tjera, që janë pengesë nëpër rrugë. Por, me rendësi është banorët kanë filluar t’i lëvizin disa nga barrikadat me iniciativën e tyre”, tha Hoti. Njoftimin e kanë konfirmuar edhe mediat serbe. Sipas Radios KiM, rreth orës 8 e 50 të mëngjesit, serbët kanë hequr një pjesë të barrikadës në Zupç dhe Rudare, dhe tashmë një korsi është e lirë për qarkullim. Kjo barrikadë ishte vendosur më 26 korrik, pak orë pasi njësia speciale ROSU ndërmori aksionin për marrjen nën kontroll të pikave kufitare Jarinje e Bërnjak. Bëhet e ditur se nata në këtë pjesë të Kosovës kaloi e qetë. Deri më tani, zyrtarët e KFOR-it nuk janë deklaruar nëse e kanë pranuar apo jo një ide të tillë. KN/NOA

KOMENTE