English

Beckham shumë shpejt tek PSG

Paris, 28 tetor NOA - Të dhënat tashmë janë shtuar më shumë se kurrë. Nga Anglia është bërë e ditur se agjentët e lojtarit janë në Paris duke kërkuar për një shtëpi. Sipas sitit “Talksport” Paris Saint Germain ka porositur 20 mijë bluza me emrin e David Beckham, të cilat do të jenë gati për tu lançuar në treg që në mesin e muajit nëntor, atëherë kur skadon dhe kontrata e lojtarit me skuadrën amerikane të Los Anxhelos Galaxy. Në këtë mënyrë ish-kapiteni i Manchester United dhe i përfaqësueses Angleze do të nënshkruajë për PSG ku do të gjejë Leonardon me të cilin ka punuar dhe tek skuadra e Milanit. Beckham, 36 vjeç, ka oferta dhe nga Premier League: Tottenham është i gatshëm për ta punësuar atë. r.b/NOA

KOMENTE