Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në Tropojë, sulmon Ramën
English

Berisha në Tropojë, sulmon Ramën

Tropojë, 28 tetor 2011, NOA/Albana Qehajaj – Kryeministri Sali Berisha ka nisur sot një serë inaugurimesh në Tropojë dhe Kukës. Nga Tropoja, ku inauguroi aksin rrugor Bajram Curri-Ragam Kam, Tropojë, kreu i qeverisë ka sulmuar kryetari i PS-së, Edi Rama se po përpiqet të bllokojë reformat e rëndësishme për vendin.

“Rama u dënua nga qytetarët e Tiranës dhe po përpiqet të bllokojë shqiptarët. Është më mirë të ulemi të miratojmë ligjet sesa të shkruajmë vepra” është shprehur kryeministri, ndërsa ka paralajmëruar se të gjithë ata të cilët do të përpiqen të bllokojnë do të marrin përgjigjen e merituar. “Edi Rama është pasardhës i Haxhi Qamilit. Ai po shkruan këto kohë memorien e tij e cila nis që nga dhunimi i Moisiut. Kryesocialisti po ndikohet nga shkrimet e Ben Blushit”, ka thënë Rama gjatë një inaugurimi në komunën e Hasit. Përgjatë 21 viteve në politikë, kryeministri Sali Berisha e ka vizituar 5 herë vendlindjen e tij, Tropojën. Pjesën më të madhe të vizitave e ka bërë para vitit 1997 ndërsa pas këtij viti akullin e theu në qershorin e vitit 2009 kur shkoi për fushatë elektorale

Investimet

Në orën 10:00, kreu i qeverisë përuroi një rrugë në Komunën Bytyç, rruga Bajram Curri - Has, segmenti Rragam-Kam, Tropojë, me vlerë 811 milionë lekë , gjatësi 31.4 m dhe gjerësi 5.5 m. Në Tropojë janë investuar gjatë këtyre viteve 120 miliardë lekë ose dhjetra herë më shumë se socialistët. Me këto investime janë ndërtuar: 27 rrugë dhe 5 ura, 13 Ujesjellesa dhe Kanalizime, 13 shkolla, 12 ambulanca dhe qendra shëndetësore. Në bujqësi, subvencionet në pemëtari, jane 40 milionë lekë në krahasim me 1.7 milionë të socialistëve. Janë investuar 60 milionë euro në rehabilitimin e HEC- ve dhe kontraktuar ndërtimet e 5 Hec-ve të rinj.

Investimet në Zbatim në Tropojë janë: • Rikonstruksioni i rrugëve Fierzë – Lekbibaj, Shoshan – Dragobi – Valbone, Llugaj – Sopot. • Pallati ri Sportit dhe Shkolla 9 vjecare në Bajram Curri, • Ujësjellësat në Shoshan, Margegaj, Kocanaj, Paqe, Fushë lumi. • Pritet të fillojë puna edhe në segmente Sopot - Kernajë dhe Tropojë - Bucaj

Në Komunën Golaj, kryeministri Berisha do të përurojë rikonstruksionin e rrugës Kam –Kryqëzimi Golaj, me vlerë 754 milionë lekë, gjatësië 19.3 km dhe gjerësi 4 m. Përfitues të kësaj rruge janë rreth 8.500 banorë Ndërkohë në Qarkun e Kukësit, Tropojës dhe Hasit në këto vite janë kryer mbi 420 milionë euro investime, janë ndërtuar 330 km rrugë nga te cilat: 210 km janë rrugë kombëtare, 80 km rrugë rajonale nga FSHZH, 40 km rrugë lokale. Janë ndërtua 41 shkolla, 50 qendra shëndetësore, 33 Ujesjellës-Kanalizime. 160 milionë lekë është subvencioni i fermerëve ose 430 ha në arra, bajame, lajthi, dru frutor. 410 milion lekë janë investuar në bujqësi në total në ujitje, kullim e mbështetje për fermerët. Janë investuar 80 milionë euro në rehabilitimin e HEC- ve dhe industrinë minerare. a.q/NOA

KOMENTE