English

Google, kanale me tema profesionale në youtube

SHBA, 28 tetor NOA - YouTube mund të njoftojë javën e ardhshme akordin e arritur në media për shpërndarjen e programeve origjinale në kanale të Youtube me tematika të ndryshme. Lajmi është bërë i ditur nga Wall Street Journal, duke theksuar se Google ka investuar 100 milionë dollarë për të transformuar Youtube duke i ofruar kanale falas me programe të cilat do të prodhohen nga profesionistë dhe të financuar nga publiciteti. Youtube mund të njoftojë akordin me Electus (filiale i grupit të internetit Iac), ShineReveille (grup i News Corp), Fremantle (grupi i Rtl). r.b/NOA

KOMENTE