English

Kapen 4 kg hashash, arrestohen dy persona

Shkodër, 28 tetor 2011, NOA – Policia e Shkodrës ka arrestuar orët e para të mëngjesit të sotëm dy persona për trafik të lëndëve narkotike. Elvis Agim Kajtazi, 29 vjeç lindur në Pejë, Kosovë dhe banues në “Konik – Podgoricë” të Malit të Zi dhe Pllumb Prenush Podja, 34 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula” të qytetit Shkodër, janë kapur teksa transportonin 4 kilogramë cannabis sattiva. Operacioni është zhvilluar rreth orës 01.00 të mëngjesit, në vendin e quajtur “Ura e fshatit Bardhaj”, komuna Rrethina. Policia ka kontrolluar mjetin me të cilin udhëtonin dy personat, një veture tip “Skoda” me targa PG AA 817. Pas kontrollit, në bagazhin e makinës, në brendësi të gomës rezervë, u gjetën dhe u sekuestruan 6 pako të mbështjella me plasmas të zi e natriban, brenda së cilës ndodhej droga. Bashkë me drogën, policia ka sekuestruar dhe 1155 euro. Paratë dyshohet se janë përdorur për të blerë lëndën narkotike. Policia ka nisur hetimet për të gjetur origjinën e drogës si dhe tregun për ku ishte përcaktuar të përdorej.

a.k/NOA Në foton e parë: Partë që e sekuestruara. Në foton e dytë: Makina më të cilën udhëtonin dy trafikantët Në foton e tretë: Droga e fshehur në makinë

KOMENTE