Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kundërshtia, PS në tryezë e mazhoranca në inagurim
English

Kundërshtia, PS në tryezë e mazhoranca në inagurim

Tiranë, 28 tetor 2011, NOA/Arjola Ymeraj- Tryeza e Partisë Socialiste e thirrur sot për reformën në drejtësi, nuk i ka pasur të pranishëm gjithë të ftuarit, pasi aty mungonin përfaqësuesit e mazhorancës dhe kreu i saj Sali Berisha, duke ndeshur kundërshtinë e radhës.

Një reflektim, a linjë e re kjo e kryesocialistit, i cili pak kohë më parë e ftoi Kryeministrin Berisha në debat publik, këtë herë ai nuk mori refuzim si herën e parë, por inaugurim dhe akuza nga vendlindja e kundërshtarit të tij Tropoja.

Por në radhët e mazhorancës, ishte një përjashtim në tryezë, pasi merrte pjesë kryetari i grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Lefter Koka...veçse asnjë nga demokratët. Ndërkaq zëri për këtë tryezë erdhi në një reagim për mediat nga deputeti demokrat Tritan Shehu, i cili u shpreh se reformat diskutohen në Komisionin e Ligjeve dhe jo në seminar partiak.

Gjatë kësaj tryeze kryetari i Partisë Socialiste ka komentuar mungesën e maxhorancës duke thënë se, “Ne e kemi ndarë këtë tryezë me përfaqësues të nderuar të botës së drejtësisë, por fatkeqësisht, nuk kemi mundur dot ta ndajmë edhe me palën tjetër pasi janë të zënë me punë më të rëndësishme sesa integrimi i vendit dhe marrja e statusit kandidat”.

Ndërsa për mungesën e kreut të qeverisë, gjatë kohës që ai ishte për inagurimin e disa rrugëve në vendlindjen e tij në Tropojë, kryesocialisti tha: “Nëse ne po flisnim për drejtësinë, Berisha ka qenë në një majë mali duke thënë se nuk më lë opozita që vetë e ka kapur prej fyti”. Po në këtë tryezë për reformën në drejtësi ai tha se, pranvera e ardhshme duhet të jetë koha e realizimit të saj. “Duhet të trajtohen ligjet për përmbysje apo ndërhyrje në mënyrë që deri në pranverë të kemi një reformë reale”, deklaroi ai duke shtuar se opozita do të vijojë të bëjë propozimet politike për të mirën e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së.

Ndërkaq grupi kuvendor socialist, solli në tryezën e sotme një plan të detajuar se si mund të realizohet një reformë gjithëpërshirëse në sistemin e drejtësisë duke iu referuar edhe rekomandimeve të Bashkimit Europian pas refuzimit të statusit kandidat të Shqipërisë. Në këtë tryezë ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, të trupit diplomatik si dhe ekspertë të fushës.

Konstitucionalistët e pranishëm në këtë tryezë dhanë opsionet e tyre për mënyrën se si duhet të miratohen ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar si dhe për ndryshimet kushtetuese.

Njëri prej tyre, Luan Omari tha se në gjykata duhet inspektim dhe kjo të bëhet vetëm nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Ai sugjeroi që në Prokurori të kryhet një decentralizim ndërsa këshilloi që për ligjet e rëndësishme që kërkojnë 3/5, duke shtuar se PS duhet të japë kontribut.

Partia Socialiste në ftesën e saj për Partinë Demokratike për ulejn në tryezën e reformave në sistemin e drejtësisë, ftoi Kryeministrin Berisha, njëherazi edhe kreu i PD-së, Kryetaren e Kuvendit njëherazi nënkryetaren e PD-së Jozefina Topalli, kreun e grupit Parlamentar Astrit Patozi dhe kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmaili.

Berisha: Rama pasardhësi i Haxhi Qamilit

Ndërsa kryesocialisti Edi Rama e priste në tryezën për reformën në drejtësi, Kryeministri Sali Berisha vijonte turin e inaugurimeve në Tropojë dhe Has.

Nga Tropoja, ku inauguroi aksin rrugor Bajram Curri-Ragam Kam, Tropojë, kreu i qeverisë ka sulmuar kryetarin e PS-së, Edi Rama se po përpiqet të bllokojë reformat e rëndësishme për vendin. “Rama u dënua nga qytetarët e Tiranës dhe po përpiqet të bllokojë shqiptarët. Është më mirë të ulemi të miratojmë ligjet sesa të shkruajmë vepra. Asnjë socialist, asnjë pa parti nuk ka votuar dhe nuk voton kurrë që ligjet e integrimit të mos votohen në parlamentin shqiptar. Kjo nuk ndodh kurrë as në parlamentin e Beogradit, ku janë të ulur armiq të egër të progresit dhe të Europës. Po përpjekjet për të penguar procesin e integrimit janë procese Don Kishoteske sepse ne, së bashku çdo ditë, çdo javë, çdo muaj po ndërtojmë Shqipërinë evropiane”, u shpreh Kryeministri ndërsa ka paralajmëruar se të gjithë ata të cilët do të përpiqen të bllokojnë do të marrin përgjigjen e merituar.

“Edi Rama është pasardhës i Haxhi Qamilit. Ai po shkruan këto kohë memorien e tij e cila nis nga virusi i Blushit dhe po shkruan vëllimet e Moisiut”, ka thënë Berisha gjatë një inaugurimi në komunën e Hasit.

Ndërkaq në të njëjtën linjë po sot ministri i Brendshëm Bujar Nishani dhe ai i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Genc Ruli inspektuan sot punimet që po kryhen si masa mbrojtëse ndaj përmbytjeve në disa zona në qarqet Shkodër dhe Lezhë.

Ministrat Nishani dhe Ruli panë nga afër ecurinë e punimeve në argjinaturën e Torovicës në Lezhë, ndërsa në zonën e Shkodrës punimet për mbrojtjen e bregut dhe rehabilitimin e argjinaturës së lumit Buna në Dajç, si dhe punimet në argjinaturat e lumit Buna në Shirgj dhe Daragjat.

a.y/NOA

KOMENTE