Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kurti letër Fules: Kushtetuta e Serbisë shkel parimet e BE
English

Kurti letër Fules: Kushtetuta e Serbisë shkel parimet e BE

Prishtinë, 28 tetor 2011- Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, me anë të një letre dërguar Komisonerit për Zgjerimin Stefan Fule, kërkon sqarime në lidhje me deklaratën e tij se Serbia ka një kushtetutë gjithë përfshirëse. “Do të doja ta drejtoja vëmendjen tuaj te një deklaratë e veçantë e cila më duket mjaft shqetësuese, dhe të kërkoja sqarimin tuaj: “Serbia ka një kornizë gjithëpërfshirëse kushtetuese, legjislative dhe institucionale që në përgjithësi është në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare”, shprehet ai. Në cilësinë e Kryetarit tëi Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Kurti citon në letrën e tij, se Kushtetuta e Serbisë ende e përcakton Kosovën si pjesë të territorit të saj. “Siç jeni në dijeni, Kushtetuta e Serbisë shpall në preambulën e saj se Kosova është “pjesë integrale e territorit të Serbisë” që gëzon statusin e “autonomisë substanciale.” Neni 182 i Kushtetutës e definon “autonominë substanciale”, dhe Neni 114 e ngarkon Presidentin e Serbisë që “të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e territorit të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë përbërëse të saj””, thotë ai. Kurti kërkon nga Fule që të sqarojë nëse për BE këto nene të Kushtetutës janë të pajtim me rregullat ndërkombëtarë. “Do t’ju isha shumë mirënjohës nëse do ta bënit të qartë nëse Komisioni beson se kjo deklaratë e padrejtë në Kushtetutën e Serbisë, e cila e shkel parimin themelor të marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet shteteve që kërkojnë të anëtarësohen në BE dhe është shkaktar i vazhdueshëm i pasigurisë në rajon, “është në pajtim me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.”, shkruan Kurti. a.k/NOA

KOMENTE