Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sarkozi këshillon francezët: Bëhuni dhe ju si gjermanët
English

Sarkozi këshillon francezët: Bëhuni dhe ju si gjermanët

I ulur në një tavolinë të madhe dhe moderne në Pallatin Elize, Nikolas Sarkozi kishte një mesazh befasues për shikuesit e televizionit në mbrëmje. Franca duhet të shpenzojë më pak, të punojë shumë dhe të jetë sikurse Gjermania.

Presidenti e mbante fjalimin e tij të parë madhor të transmetuar në tetë muaj, për të shpjeguar planin e fundit të shpëtimit të eurozonës, i arritur në samitin me tensione të së mërkurës në Bruksel.

Tregimi i tij ishte i zymtë dhe i qartë.

Evropa e ka evituar katastrofën, por Franca duhet t’i përqafojë kursimet për ta shqyrtuar humbjen e garës, veçanërisht për të qenë rival i Gjermanisë, fuqia ekonomike e së cilës ishte vendimtare gjatë negociatave për euroozonë.

“Ne duhet ta reduktojmë deficitin tonë, t’i paguajmë borxhet tona dhe të punojnë më tepër dhe më mirë”, tha Sarkozi, vazhdimisht duke iu referuar Gjermanisë, derisa ai i paraqiste problemet e Francës, me të cilat ky shtet ballafaqohet për më tepër se 30 vjet dhe me borxhin në nivelin e 87 për qind të GDP-së.

Ai për temë e kishte javën ligjore të punës 35 orëshe, e miratuar në vitin 2001, duke thënë se “e kishte shkatërruar kompetivitetin e vendit”. Ai shkoi më tutje, duke thënë se “në të njëjtën kohë, Gjermania e bëri të kundërtën, duke e bërë zgjedhjen e punësimit dhe të kompetivitetit”.

Lidhur me çështjen e kërcënimit për uljen e rejtingut 3A të kredisë, zoti Sarkozi theksoi se “problemi nuk qëndron në agjencitë e rejtingut, por problemi është se ne shpenzojmë shumë dhe ne duhet të punojmë më tepër”.

Ky qëndrim i presidentit Sarkozi ishte tejet i fortë. Brenda gjashtë muajsh ai duhet të ballafaqohet me rizgjedhje kundër kandidatit të Partisë Socialiste opozitare, Fransua Holland, i cili aktualisht po avancon me 20 pikë në hulumtimet e opinionit.

Por, ai qartazi kishte vendosur se kriza e kishte bërë elektoratin të dyshuar ndaj së vërtetës në shtëpi.

Zoti Sarkozi, që kishte premtuar harmonizim më të madh ekonomik me Gjermaninë, partneritetin francezo-gjerman e kishte përshkruar si “kategori e rëndë” ekonomike e Evropës.

Por, kriza aktuale kishte treguar dobësi në anën e Francës, të cilën Parisi duhet ta shqyrtojë, nëse dëshiron të vazhdojë ta tregojë rëndësinë e saj në Evropë.

Në fjalimin televiziv të së enjtes, zoti Sarkozi e pranoi këtë dobësi para 12 milionë njerëzve, që e shikonin këtë program.

Alan Mink, që dikur ishte këshilltar i presidentit, komentoi se “përfundimisht popullit francez i është thënë ajo që nuk i është thënë për 30 vjet, se kriteret për menaxhment të mirë ekonomik janë kriteret gjermane”.

Presidenti ballafaqohet me detyrë të vështirë në zgjedhjen e kursimit si platformë zgjedhore, në kohën kur ekonomia po vendnumëron.

* "Financial Times"

KOMENTE